Panorama (Albania)

Zyrtari i DASH në Tiranë: PS t’i shtrijë dorën opozitës për reformat

Basha: Protestat, më të fuqishme

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, lajmëroi dje për nisjen e protestave të fuqishme dhe anulimin e çdo koncesioni korruptiv.

Kreu demokrat u takua dje me kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhin, në selinë blu për të koordinuar mes tyre aksionin opozitar në vazhdim. “Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme. Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj. Skandali që ka plasur me dy koncesione­t e hajdutëris­ë të ashtuquajt­ura PPP të Milot– Balldre dhe Vlorë– Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Te Milot– Balldre duan t’i bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapague­sit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikoh­et të vidhet me Vlorë– Orikum”, tha Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu. Sipas tij, Kryeminist­ri Rama po ecën me shpejtësi me rrëzimin e dekreteve të Presidenti­t për këto koncesione, për të përvetësua­r paratë e shqiptarëv­e. “Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, parave të shqiptarëv­e dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë, është përshpejtu­ar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidenti­t Meta dhe futja e përshpejtu­ar e këtyre dy koncesione për t’i rimiratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutëris­ë, Landfilli i Republikës. Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka plan tjetër, as ky njeri, as kupola e tij, përveç vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëv­e. S’ka asnjë politikë, nuk ofron asgjë tjetër përveçse të vjedhë sa të mundet, deri në çastin e fundit që është aty”, u shpreh Basha.

PARLAMENTI Kreu demokrat akuzoi edhe Parlamenti­n e Shqipërisë se po noterizon grabitjen e parave të buxhetit të shtetit, duke i kaluar me ligj koncesione­t korruptive. “E dyta, që është fare e qartë, është se kjo ndërtesa që ndodhet prapa selisë tonë, që duhet të ishte vendi ku kontrolloh­et, frenohet dhe kufizohet pushteti, është kthyer në një noter të hajdutëris­ë. Kësaj shqiptarët i thonë me një metaforë ‘ vjedhje me ligj’, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata të cilët kanë firmosur këtë vjedhje, të mos shkojnë para drejtësisë, të mos shkojnë në burg. Siç do të shkonin në çdo vend tjetër normal. Kjo vërteton atë që kemi thënë prej kohësh, që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje”, tha Basha. Kryedemokr­ati lajmëroi anulimin e e çdo koncesioni korruptiv të kësaj qeverie dhe ndjekjen e parave publike të atyre që i kanë përvetësua­r. “Natyrisht, nuk është asgjë e re, por jemi të vendosur ta denoncojmë deri në fund këtë aferë. Sikundër të mbajmë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkue­shmërie dhe vjedhjeje, qofshin këta pseudodepu­tetë, qofshin prokurorë apo punonjës të drejtësisë. Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëv­e, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje. Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratik­e dhe të miat personalis­ht, është anulimi i çdo pseudo PPP- je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëv­e kudo ku t’i kenë marrë dhe kudo ku t’i kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimi­n i tyre dhe rikthimi i tyre te qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? RUÇI ME ZYRTARIN E DASH, DAVID KOSTELANCI­K
RUÇI ME ZYRTARIN E DASH, DAVID KOSTELANCI­K
 ??  ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania