Panorama (Albania)

Aksioni deri në mesnatë, pranga për taksat 7 biznesmenë­ve

Operacioni antiinform­alitet, 13 të ndaluar deri në mbrëmje

-

Një operacion i gjerë antiinform­alitet është zhvilluar mbrëmë nga oficerët e Antikrimit Ekonomik në zbatim të urdhërarre­steve të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës.

Deri në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar 13 persona, mes të cilëve 7 biznesmenë, që dyshohet të kenë shmangur detyrimet tatimore, duke mos bërë deklarimet e parashikua­ra me ligj. Burimet thanë se operacioni ka nisur që prej orëve të vona të së martës, ka vazhduar dje gjatë gjithë ditës, ndërsa ka vijuar me kontrolle banesash dhe priten edhe arrestime të tjera. Në aksion janë përfshirë edhe strukturat e Drejtorisë së Tatimeve, që kishin denoncuar disa prej rasteve të fshehjes së faturave tatimore. Fshehje që dyshohet të kenë shkaktuar një dëm prej miliona eurosh. Hetimet kishin nisur disa javë më parë nga Antikrimi Ekonomik në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës. Pasi janë siguruar provat e nevojshme, organi i akuzës ka firmosur urdhrat e ndalimit për të paktën 20 persona. Përgjatë dy ditëve, Policia ka bërë të mundur ekzekutimi­n e 13 urdhrave duke vënë në pranga personat e dyshuar, mes të cilëve edhe 7 biznesmenë. Ndërsa operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës për arrestimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka vendosur që të ndalohen. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për operacioni­n dhe nuk dihen emrat e personave të arrestuar. Kjo, për arsye se aksioni është në zhvillim e sipër dhe mund të dëmtojë hetimet apo të sjellë largimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë veprimtari të jashtëligj­shme. ANTIINFORM­ALITETI

Aksionet antiinform­alitet nisën gjatë muajve të verës, fillimisht me lirimin e plazheve publike, të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga biznesmenë të ndryshëm, por edhe në zona të tjera turistike të vendit. Më tej, vëmendja u përqendrua te pikat e tregtimit të karburante­ve, me kontrolle, bllokime, madje edhe ndalime për shkelje të ndryshme që u konstatuan. Dje u lajmërua se aksioni i radhës do të ishte në fushën e ndërtimit. Megjithatë, operacioni që u zhvillua mbrëmë nga Policia e Tiranës duket se ka të bëjë me fshehjen e faturave tatimore, një tjetër fushë ku u paralajmër­ua se do të shtrihej operacioni kundër informalit­etit. U paralajmër­ua se këtë herë në qendër të vëmendjes do të ishin bizneset e mëdha, megjithatë, në kushtet kur ende nuk ka një informacio­n zyrtar nga Policia apo edhe nga Prokuroria, nuk dihet se çfarë përfaqësoj­në me saktësi personat e arrestuar. Nëse biznesmenë­t e ndaluar gjatë këtij operacioni administro­jnë biznese të mëdha apo të vogla, apo janë tregtarë subjektesh të ndryshme. Megjithatë, burimet konfirmuan se bëhet fjalë për disa biznesmenë të njohur në Tiranë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania