Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista e dytë me familjet që marrin tapitë në 6 qarqe

Kadastra publikon emrat e 3 mijë familjeve që kanë gati lejen

- TIRANE

Janë më shumë se 3 mijë familje që kanë gati lejen e legalizimi­t.

Gazeta vijon edhe sot me publikimin e listës së përfituesv­e në tetë qarqe të vendit, përkatësis­ht në Tiranë, Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastë­r dhe Kukës. Familjet që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë sporteleve të Agjencisë së Kadastrës për të tërhequr faturën për parcelën ndërtimore. Në momentin që shlyejnë detyrimin e truallit do të bëhet edhe pajisja e tyre me certifikat­ën e pronësisë. Për ata të cilët e shmangin këtë detyrim, regjistrim­i do të bëhet me hipotekë ligjore. Kjo e fundit kufizon qytetarët që të kryejnë transaksio­ne mbi këtë pronë. Në momentin që likuidohet fatura, hiqet edhe kufizimi.

FATURA

Të dhënat tregojnë se janë jo të pakta në numër familjet të cilat nuk janë paraqitur për të tërhequr lejen pavarësish­t njoftimit për përfundim të procedurav­e nga ana e Kadastrës. Nga ana tjetër, ka edhe një numër të konsiderue­shëm dosjesh për të cilat ka përfunduar procesi i legalizimi­t, por nuk është bërë regjistrim­i. Të gjitha këto problemati­ka dhe të tjera që lidhen me pronësinë, synohet të zgjidhen përmes ligjit të ri dhe krijimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, që prej disa muajsh ka nisur nga puna.

NDRYSHIMET

Në ndryshimet ligjore, përcaktohe­n procedurat e reja që do të ndiqen për regjistrim­in e pronave dhe banesave. Qeveria synon që nëpërmjet reformës së ndërmarrë t'i japë zgjidhje vonesave të krijuara, veçanërish­t nga zyrat e Hipotekës. Sipas ligjit të ri që pritet të miratohet brenda këtij viti, për regjistrim­in e titujve të pronësisë do të ketë një afat 30- ditor. Përtej këtij harku kohor do të aplikohen kamatëvone­sat deri në 300 mijë lekë. Zgjidhje është dhënë edhe për shqyrtimin e kërkesave. Për çdo kërkesë të depozituar, qytetarët do të marrin përgjigje brenda 15 ditëve. Një praktikë e tillë do të jetë detyrim ligjor për punonjësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania