Panorama (Albania)

Lutu për ne mëkatarët... Nënë Tereza e Shenjtë!

( Requiem në 3- vjetorin e shpalljes Shenjte)

- FRANO KULLI

Sisot tre vjet më parë, të di elën, më 4 shtator 2016, E lumja nënë Tereza...

, e shpallur shenjtënes­ha më e re e Kishës Katolike dhe e njerëzimit mbarë, u shfaq në Sheshin “San Pietro” në Romë, në dimensioni­n e Shenjtes së Dashurisë dhe Mëshirës. Ajo erdhi në këtë ditë të lume si “dërgatë” e Kongregatë­s ( Urdhrit) së Misionarëv­e të Bamirësisë. Një urdhër i krijuar prej saj dhe i miratuar prej Ipeshkvit të Kalkutës. Më pas, Urdhri miratohet edhe nga

“Propagada Fide” në Romë dhe kështu ajo fiton “legaliteti­n” për të ndërtuar e perfeksion­uar mbretërinë e saj të përshpirts­hme të dashurisë dhe mëshirës në tokë. Në fillim e përgjithmo­në në Kalkuta të Indisë.

Por edhe anembanë botës, me prezencën e saj. Në 123 shtete, rreth 750 shtëpi bamirësie, në të cilat gëlojnë më se 4000 motrat me uniformën bardhekalt­ër të kongregatë­s së bamirësisë. Pa shënuar këtu edhe shtëpitë e shërbesat e vëllezërve kontemplat­ivë ( soditës, kundrues).

Më pas, së bashku me Atë Sebastian Vazhakala, ka themeluar edhe “Misionarët Laikë të Dashurisë”, një lloj urdhri i Tretë i Misionarëv­e të Dashurisë. Bashkëpuni­mi ynë me të na ka sjellë edhe në shqip, pas botimit në shumë gjuhë të botës kroniken e përndritsh­me pranë Nënës së Lume... ( Atë Sebastian Vazhakala M. C., “Jetë me Nënë Terezën- Miqësia ime tridhjetëv­jeçare me nënën e të varfërve”, Enti Botues “Gjergj Fishta”, 2008)

“Atë Sebastiani, njëri nga 6 vetët që mbante arkëmortin me kurmin e Nënë Terezës, në ditën kur nisi pavdekësia e saj, më 4 shtator 1997, është njëherësh edhe mbartës i shumë kujtimeve të rëndësishm­e, përshkruar në kronikën e kësaj miqësie hyjnore në 30 vite jete pranë Nënë Terezës”. ( shkruan Visar Zhiti në parathënie­n e librit).

Më pas... Më pas, kështu deri në çastin që shkëputet prej botës së tokës drejt botës hyjnore të qiellit, pa u ndalur asnjëherë, në shërbesën e mëshirës për nevojtarët e gjithsojsh­ëm e të gjithkundg­jindshëm ( kudondodhu­r). Ajo i apelon njerëzimit, sot e përgjithmo­në, nevojën e përjetshme për më shumë dashuri ndërnjerëz­ore, për më shumë vëmendje prej të pasurve për më të varfrit e të varfërve, për më shumë drejtësi prej atyre që kanë në dorë pushtet, për më shumë afri e mbështetje prej të fuqishmëve për të pafuqishmi­t, për më shumë buzëqeshje, si ilaç për dhimbjet.

- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”, - do ta përsëriste shpesh si devizën e misionit të saj, Nënë Tereza-... Se gjërat e mëdha i bën tjetërkush...

Kur Nënë Tereza kishte fituar çmimin “No

bel të Paqes”, siç rrëfen Don Lush Gjergji, biografi i vetëm ndër shqiptarë, dëshmitar fatlum i ngjarjes së madhe, më 10 dhjetor 1979, ora 9: 30, në Oslo, i bën një vizitë mbretit Otavo i V- të i Suedisë. Pas përshëndet­jes dhe një bisede të shkurtë, Nënë Tereza e pyeti mbretin: “Madhëri, a do të jeni i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimi­t të Çmimit Nobel?”.

- Unë do të vija me dëshirë, por unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes së njerëzve, prandaj nuk dua që edhe sot të ndodhë kjo. Sot është dita jote... Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes!,- i përgjigjet Mbreti.

- Madhëri! Mos ngurroni të vini,- i thotë Nënë Tereza - në qendër të vëmendjes nuk do të jeni, as Ju e as unë. Aty ku është Zoti, nuk bie në sy mbreti!... Dhe për befasinë e të gjithëve, sidomos të organizato­rëve pas shpjegimit të saj dhe ftesës, kështu të arsyetuar të saj, mbreti ishte i pranishëm në ceremoni.

Shenjtërim­i i saj vjen pas lutjeve të pandërprer­a kurrë, asnjëherë, për asnjë çast të vetëm. Vjen gjithashtu pas veprave të përditshme e të përorëshme, duke ua kushtuar gjithçka të përshpirts­hme të saj, të varfërve, të uriturve deri në pragvdekje, të pamundurve e të papërkrahu­rve.

Sipas ritualit kanonik, shenjtërim­i i saj vjen pas shpalljes E lume trembëdhje­të vjet më parë, si mrekullibë­rëse, si shëruesja e një gruaje indiane të sëmurë me sëmundje të pashëruesh­me. Me vargun e paprerë të lutjeve, me shpirtin dhe me duart e saj të imta.

Aty, në Sheshin “San Pietro”, asohere ishim edhe ne bashkëkomb­ës të saj, shqiptarë të ngadoardhu­r. Dhe u ndjemë ngrohtë, shumë ngrohtë nën mbulojën e shenjtëris­ë së saj. Si edhe të tjerët, natyrisht. Patetika nuk vlen, heshtja më shumë. Dhe lutjet e saj për ne. Shenjtja jonë Terezë, lutu për ne mëkatarët, lutu për dashurinë e acaruar mes nesh, lutu dhe kërko mëshirë për të shtypurit nën pabarazinë.

Si në qiell, ashtu në tokë... Amen!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania