Panorama (Albania)

Zeneli: Reforma Zgjedhore, jo me Damian Gjiknurin

- Alban Zeneli

Opozita parlamenta­re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i Reformës Zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi i sistemit. Deputeti i opozitës së djathtë parlamenta­re, Alban Zeneli, tha se pa kryer një Reformë të thellë Zgjedhore, Parlamenti nuk ka bërë asgjë. Zeneli kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësor, në sesionin ri politik, ndërsa renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit. “Largimi i menjëhersh­ëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkrye­simi i komisionit parlamenta­r të Reformës Zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamenta­r. Reforma Zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendi, jo vetëm për fasadë, siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Pa kryer një Reformë të vërtetë Zgjedhore, ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkrye­tarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore”, tha Zeneli. Ai i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mbështesin Reformën Zgjedhore. “Si deputet i Opozitës së Djathtë Parlamenta­re, ndiej thirrjen dhe detyrimin politik, institucio­nal dhe ligjor që t’u bëj thirrje të gjithë kolegëve në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë faktorëve politikë parlamenta­rë dhe joparlamen­tarë, të gjithë miqve ndërkombët­arë të vendit tonë, që të gjithë së bashku, të punojmë me përgjegjës­i të lartë për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë zgjidhjet që ata meritojnë”, u shpreh Zeneli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania