Panorama (Albania)

Zyrtari i DASH, takime në Tiranë: PS t’i shtrijë dorën opozitës për reformat

Ruçi: Me shumë rëndësi për rrugëtimin tonë europian, prioriteti i SHBA për mbështetje­n e hapjes së negociatav­e me Bashkimin Eur opian

- MARIGLEN KUME

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelanci­k, nisi vizitën e tij në Tiranë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të vijuar me drejtues të lartë të politikës shqiptare.

Kostelanci­k nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërin­ë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishë­m bashkëpuni­min me të. Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e Reformës Zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjës­i e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e Reformës Zgjedhore brenda vitit do të mundësojë edhe një Presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE- së në vitin 2020. Drejtori Kostelanci­k nënvizoi mbështetje­n e ShBA- ve për reformën në drejtësi. “Institucio­net e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”, vuri në dukje ai. Kryetari i Kuvendit vlerësoi faktin që ShBA- të vazhdojnë ta kenë me prioritet në fokus rajonin e Ballkanit Perëndimor, çka e konfirmoi edhe emërimi nga sekretari Pompeo i z. Matthew Palmer, si i dërguar special për rajonin. “Nënvizimi nga z. Palmer në Forumin e Bledit të Slovenisë i çeljes së negociatav­e të BE- së me Shqipërinë, si një prioritet i ShBA, në rajon është me shumë rëndësi për ne dhe një mbështetje e madhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë”, theksoi kryetari i Kuvendit. Drejtori David Kostelanci­k falënderoi kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributi­t të ShBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformi­min e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamen­tin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo. Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu drejtorit Kostelanci­k mirënjohje­n për mbështetje­n e vazhdueshm­e të ShBA- së për Shqipërinë, për ruajtjen e integritet­it e sovranitet­it të saj në momentet vendimtare të historisë, për mbështetje­n gjatë tranzicion­it dhe në mënyrë të veçantë në mbështetje­n e reformave kyçe për transformi­mim dhe shëndoshje­n demokratik­e të Shqipërisë. Duke u ndalur në kontributi­n e ShBA- së në reformën në drejtësi, Ruçi nënvizoi se kjo reformë nuk do të ishte e mundur pa këtë mbështetje.

RAMA Zyrtari i lartë i DASH zhvilloi një takim gjatë orëve të pasdites dhe me Kryeminist­rin Rama, që ka zgjatur rreth 100 minuta, por nga takimi nuk ka dalë asnjë njoftim zyrtar. Më herët, drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamen­tin Amerikan të Shtetit, Dave Kostelanci­k së bashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses- Ones, u takuan me kreun e grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë detaje të bisedës me zyrtarin amerikan. “Sot prita në një takim drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamen­tin Amerikan të Shtetit, zotin Dave Kostelanci­k, së bashku me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Shqipëri zonjën Leyla Moses- Ones. Për Shqipërinë, marrëdhëni­et me SHBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjik­e. SHBA- të janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Partnerite­ti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme”, shkruan Balla. Sipas tij, qeveria shqiptare është partnere serioze e SHBA- ve. “Qeveria jonë, e drejtuar nga Kryeminist­ri Edi Rama, është e angazhuar maksimalis­ht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA në drejtim të zhvillimev­e demokratik­e, të ruajtjes së stabilitet­it, paqes e prosperite­tit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, të konsolidim­it të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmi­t, mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shqipëria është në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, gjithashtu gjatë vitit 2020 do të ketë Presidencë­n e OSBE”, shkruan Balla.

 ??  ?? Balla e Kostelanci­k
Balla e Kostelanci­k
 ??  ?? Kryemadhi e Kostelanci­k
Kryemadhi e Kostelanci­k

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania