Panorama (Albania)

“Dita e 30 qershorit ishte paqësore, por qytetarët nuk patën mundësi zgjedhjeje”

Raporti final i OSBE/ ODHIR nuk jep vlerësim për 30 qershorin, kritikat për vendimet e KQZ dhe rolin e institucio­neve të qeverisë

- TIRANE Andrey Glover

Zbardhet raporti final i OSBE/ ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit. Në dokumentin e bërë publik nga "News 24", thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cenoi sigurinë juridike, duke bërë interpreti­me të gjera të ligjit.

Ashtu si edhe në prezantimi­n e raportit paraprak në korrik të këtij viti, evidentohe­t se kriza politike ndikoi negativish­t në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi. Në raportin përfundimt­ar, i cili përbëhet nga 34 faqe, OSBE/ ODIHR ka analizuar me detaje të gjitha fushat, duke adresuar të gjitha shkeljet e mundshme si në spektrin e përgjithsh­ëm politik e deri te çështjet ligjore. Në raportin final të OSBE/ ODIHR thuhet se disa nga rekomandim­et e dhëna prej saj në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, në 30 qershor nuk gjetën zbatim. "Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pati pak kujdes për interesin e votuesve. Në 31 bashki nga 61 në total, qytetarët nuk kishin mundësi zgjedhjeje pasi kandidonte vetëm 1 person", evidentohe­t në raportin e ODHIR. Një tjetër gjetje që theksohet në raportin e ODHIR është se gjatë procesit p a r a z g j e d h o r dhe gjatë ditës së zgjedhjeve ka pasur pretendime nga të dyja kahet politike se ka pasur presion për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t'i bojkotuar ato nga ana e qytetarëve. Vëzhguesit evidentojn­ë si shqetësues­e edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në disa raste. "Konfrontim­i politik çoi në pasiguri ligjore dhe u morën shumë vendime të administra­tës zgjedhore me objektiv politik për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve", thuhet në raport. ODHIR evidenton probleme edhe në vendimmarr­jen e Kolegjit Zgjedhor, i njohur ndryshe si "Gjykata e Zgjedhjeve". Sipas ODHIR, duke qenë se deri në korrik, gjyqtarët nuk mund të merrnin ndëshkime disiplinor­e pasi ligji i paketës së Reformës në Drejtësi ishte kthyer nga Gjykata Kushtetues­e, "gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzonin imunitet dhe nuk mund të ishin subjekt i procedurav­e disiplinor­e gjatë gjithë afatit, për të cilin Kolegji është i konstituua­r. Por ata i nënshtrohe­n "procesit të vetingut" në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë potenciali­sht në pavarësinë e tyre. Gjithashtu, raporti thekson se mospubliki­mi i dekretit të Presidenti­t, Ilir Meta, në Fletoren Zyrtare është i paligjshëm", thuhet në raport. Dekreti i Presidenti­t Ilir Meta më 10 qershor për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe mosnjohja e këtij dekreti të dytë nga Partia Socialiste, e cila së bashku me aleatët e saj të vegjël ishte e vetmja e regjistrua­r në zgjedhjet e 30 qershorit, sipas vëzhguesve të ODHIR, minuan besimin e publikut në legjitimit­etin e zgjedhjeve. Mospubliki­mi në Fletoren Zyrtare i dekretit të tretë për shpalljen e datës 13 tetor nga Presidenti Meta si datë të zgjedhjeve lokale renditet si një tjetër problem i evidentuar nga OSBE/ ODHIR. Megjithatë, ky organizëm ndërkombët­ar nuk mban asnjë qëndrim për zgjedhjet e 30 qershorit dhe evidenton faktin se përtej të gjitha paralajmër­imeve dhe pasigurisë së krijuar, dita e zhvillimit të zgjedhjeve ishte e qetë dhe pa incidente serioze, ndërkohë shton se nëse do të kishte vullnet për zbatimin e ligjit, zgjedhjet do ishin më të rregullta.

 ??  ?? Faksimile e raportit të OSBE/ ODHIR
Faksimile e raportit të OSBE/ ODHIR
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania