Panorama (Albania)

Bardhi në Gjykatë: Përgjimi, investim gazetaresk

“As Salianji dhe askush në PD nuk bëri komplot kundër Xhafajt”

-

Gjykata e Tiranës dëgjoi dje dëshminë e sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhit, në lidhje me procesin e ashtuquajt­ur “Babalja”. Bardhi, së bashku me Ervin Salianjin dhe Enkeleid Alibeajn denoncuan audion e përgjimit në selinë Blu. Sekretari i PD e nisi dëshminë e tij, duke pretenduar se nuk kishte marrë dijeni për procesin dhe se vendimi që ai të shoqërohej forcërisht ishte i padrejtë. Më tej, Bardhi shpjegoi mënyrën se kishte rënë në dijeni të përgjimit dhe pasi kishin bërë disa verifikime, kishin vendosur që të bënin publik rastin. Sipas Gazment Bardhit, gazetari që ka bërë përgjimin, nuk e ka bërë publik, për shkak se Agron Xhafaj paraqiste rrezikshmë­ri të lartë. “Dua të sqaroj diçka, qoftë në këtë seancë, qoftë në seancën e parë, nuk kam pasur njoftim në rrugë ligjore për thirrjen time si dëshmitar. Qoftë kërkesa e Prokuroris­ë, qoftë vendimi i Gjykatës për të më shoqëruar forcërisht, nuk është i drejtë. Unë njoftimin e kam marrë nga mediat dhe për rëndësinë e procesit zgjodha të vijë në seancë. Në lidhje me audio- përgjimin, ai ka qenë një denoncim i bërë pranë Partisë Demokratik­e. Ka qenë i gjithi investigim gazetaresk, i cili nuk ishte publikuar nga gazetari që e kishte bërë, për shkak të personit të implikuar në të. Për shkak të rëndësisë dhe rrezikshmë­risë që kishte Agron Xhafaj, si vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës. Nëse do të kishte Prokurori të pavarur, Geron Xhafaj do të duhet të hetohej dhe dënohej edhe për drogë. Por asnjë hetim nuk është bërë nga Prokuroria për këtë pjesë. Ndërkohë, ne pasi kemi marrë denoncimin, kemi bërë disa verifikime dhe më pas e kemi bërë publik rastin.”, tha Gazment Bardhi. Më tej, duke iu përgjigjur pyetjes së njërit prej avokatëve, Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë komplot nga PD dhe se përgjimi është investigim gazetaresk. “As Salianji dhe askush në PD nuk bëri komplot për të prishur imazhin e Fatmir Xhafajt. Imazhin e tij e kishte prishur dënimi i vëllait”, tha Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania