Panorama (Albania)

Lirohet Gjergj Cukali, vrasja e ish- policit Bilali mund të mbesë pa autor

Një muaj më parë, Apeli shpalli të papërdorsh­ëm materialin biologjik nga u përftua ADN, e vetmja provë që e mbante në burg

-

Prova e vetme që mbante Gjergj Cukalin në burg për vrasjen e ish- policit, Arben Bilali, është rrëzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë rreth një muaj më parë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, po kjo gjykatë ka vendosur të lehtësojë pozitat e Cukalit, duke e lënë atë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje". Në vendimin e Gjykatës, që ka siguruar gazeta "Panorama", argumentoh­et se materiali biologjik, pështymë, marrë në vitin 2018 nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, është marrë në kundërshti­m me rregullat procedural­e, duke e bërë të papërdorsh­me. Rrjedhimis­ht, thuhet në vendim, edhe krahasimi i bërë këtij materiali me atë të gjetur në një shishe plastike në makinën që kanë përdorur vrasësit e Bilalit, nuk mund të përdoret si provë. Ky vendim duket se ka qenë një mbrojtje e mirë për Gjergj Cukalin, i cili në kërkesën për ndryshimin e "Arrestit në burg", ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës detyrim për t'u paraqitur, ose atë të garancisë pasurore.

VENDIMI Mesditën e kësaj të mërkure, treshja gjykuese e Gjykatës së Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtarët Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala, vendosi të pranojë kërkesën e Gjergj Cukalit për t'u hetuar në gjendje të lirë. Mungesa e provave të tjera, përveç asaj të ADN- së, ka bërë që Gjykata të pranojë kërkesën e tij, për shkak se provat kanë qenë të pamjaftues­hme. "Zëvendësim­i i masës së sigurimit personal ' Arrest në burg', të caktuar për personin nën hetim, Gjergji Cukali, me vendimin Nr. 908 Regj. Themeltar, datë 01/ 06/ 2019 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, në një masë më të butë, si ajo ' Garanci pasurore'( në shumën një milion lekë) ose ' Detyrim për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore', të paraqitur në Policinë Gjyqësore", shkruhet në kërkesën e mbrojtjes. RRËZIMI I PROVËS Lirimi nga qelia i të njohurit si "i forti" i Tiranës, ka qenë fitorja e dytë e tij me drejtësinë, pas të parës më 29 korrik të këtij viti. Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Cukalit për shpalljen e pavlefshëm të aktit të ekspertimi­t biologjik krahasues ADN dhe papërdorsh­mërinë e kampioneve biologjike marrë nga shishja me mbishkrimi­n "Spring". Gjatë hetimeve për vrasjen e ishpolicit Arben Bilali, në makinën e përdorur nga autorët u gjet një shishe ujë, nga e cila është përfituar një material biologjik, i cili me krahasimin e bërë me atë të Gjergj Cukalit, ka dalë i përputhshë­m. Por, pavarësish­t kësaj, shkelja e procedurës gjatë marrjes së materialit biologjik Cukalit, e bën të papërdorsh­me këtë provë. "Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson se rezultati i marrjes së kampionit biologjik të pështymës së personit nën hetim, Gjergj Cukali, në datën 12.04.2018, është i papërdorsh­ëm në kuptim të paragrafit 14 të nenit 201/ a të Kodit Procedurës Penale dhe për rrjedhojë për të njëjtin shkak ligjor, është i papërdorsh­ëm edhe akti i ekspertimi­t krahasues të ADNsë nr. 5539, dt. 30.05.2019 të Institutit të Policisë Shkencore", shkruhet në vendim. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për papërdorsh­mëri të kësaj prove, ka qenë edhe prokuroria e Apelit. Sipas Gjykatës, marrja e materialit biologjik mund të bëhet në çdo kohë dhe Prokuroria do të duhet ta bëjë sërish në respektim të ligjit. "Gjykata e Apelit Tiranë çmon se akti objekt kërkimi është një veprim procedural që mund të kryhet në çdo kohë dhe organi i procedimit penal duhet të marrë, në respektim të plotë të procedurës së parashikua­r në nenin 201/ a të Kodit të Procedurës Penale, kampionin e pështymës së personit nën hetim, Gjergj Cukali, me qëllim të përcaktimi­t të profilit të ADN- së. Pas këtij veprimi hetimor, rezultati i përfituar duhet t'i nënshtrohe­t një ekspertimi të ri për ta krahasuar me profilin gjenetik të përfituar nga shishja me mbishkrimi­n "Spring", marrë gjatë këqyrjes se mjetit me targë AA757RU", shkruhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania