Panorama (Albania)

Si u ekzekutua Arben Bilali 7 muaj më parë pranë shtëpisë

-

Ish- punonjësi i Policisë, Arben Bilali, u ekzekutua mesditën e datës 30 janar në një atentat të organizuar nga të paktën 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës. Viktima, baba i tre fëmijëve, gjeti vdekjen rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi 7 muaj më parë, rreth orës 14: 30, kur Bilali sapo kishte zbritur nga makina tip "Golf 4" dhe do të shkonte në shtëpinë e tij. Në këtë moment, ai është qëlluar me breshëri, nga të paktën 14 plumba, nga një armë automatike. Ndonëse i ruhej një atentati të mundshëm, pasi i kishte shpëtuar një herë 9 vite më parë, ditën e ngjarjes, atentatorë­t kishin marrë masat dhe kishin llogaritur gjithçka. Para se të mbetej i vrarë në atentat, mesditën e së mërkurës, Arben Bilali kishte qenë në shoqërinë e mikut të tij, shtetasit me iniciale A. Ç. Ky i fundit është marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes dhe ka shpjeguar se si 50- vjeçari u vra sapo zbriti nga makina e tij tip "Golf 4". Sipas materialit të referuar në Prokurori, A. Ç. ka deklaruar se bashkë me Arben Bilalin ka shkuar për të dërguar makinën në servis, pasi kishte një defekt dhe në momentin që janë kthyer, ka ndodhur sulmi i menjëhersh­ëm me armë. Në pamjet e fokusuara nga një kamera sigurie në vendin e ngjarjes, pas automjetit tip "Golf 4", ku 50- vjeçari ishte si pasagjer, është një makinë tjetër tip "Mercedes Benz CLS". Në një moment, shoku i Bilalit ka ndaluar makinën vetëm për pak sekonda. Në këtë kohë, Arben Bilali ka zbritur dhe shfaqet duke kaluar mes dy makinave. Sipas pamjeve, viktima duket kur kalon para mjetit të atentatorë­ve, madje edhe shikon drejt tyre. Por, sapo kalon rrugën dhe i afrohet trotuarit, makina e shokut të tij vijon rrugën drejt, ndërsa atentatorë­t i afrohen Bilalit dhe hapin zjarr drejt tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania