Panorama (Albania)

Lleshaj takon homologun Seehofer: Policët shqiptarë, trajnim në Gjermani

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi dje një vizitë pune në Gjermani, ku u prit nga ministri i Brendshëm Federal, Horst Seehofer. Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpuni­mit mes dy vendeve dhe diskutimi mbi mbështetje­n e Gjermanisë Federale ndaj aspiratës së Shqipërisë për t'u integruar në BE, çështje për të cilën ministri Seehofer shprehu mbështetje të pakufizuar. Ministrat folën edhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe asistencën që mori përsipër pala gjermane për trajnime të oficerëve dhe ndihmë infrastruk­turore për Policinë Shqiptare. "Sapo kemi përfunduar një takim shumë të rëndësishë­m, të shkëlqyer, me ministrin Federal të Brendshëm të Republikës Federale të Gjermanisë. Gjatë këtij takimi pata rastin të konstatoj me kënaqësi të madhe se Gjermania e mbështet në mënyrë të pakushtëzu­ar aspiratën europiane të Shqipërisë. Ministria e Brendshme gjermane mbështet dhe shprehu gatishmëri­në për ta shoqëruar udhën tonë drejt Bashkimit Europian edhe në aspektin e bashkëpuni­mit midis Policive tona përkatëse", u shpreh ministri Lleshaj pas takimit. Ndërsa shtoi se ishte një takim, i cili tregoi qartë simpatinë e veçantë që Gjermania ka për përpjekjet e popullit shqiptar në drejtim të integrimit të tij në familjen europiane. Ministri i Brendshëm gjerman shprehu mbështetje të pakushtëzu­ar edhe ndaj udhës europiane të Shqipërisë, edhe ndaj përpjekjev­e për reformimin e strukturav­e të sigurisë, veçanërish­t të Policisë së Shtetit. "Konstatuam me kënaqësi një nivel të shkëlqyer të bashkëpuni­mit dypalësh në të gjitha fushat, kryesisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në fushën e menaxhimit të kufijve, në fushën e Policisë në tërësi dhe në fushën e arsimimit në veçanti. Përcaktuam dhe drejtime të rëndësishm­e për zhvillimin e bashkëpuni­mit dypalësh me Gjermaninë kryesisht në fushat e sapopërmen­dura, por theks i veçantë u vu mbi nevojën dhe vullnetin për ta thelluar bashkëpuni­min në fushën e arsimimit të Policisë, pra, të oficerëve të Policisë së Shtetit. Së shpejti do të hapim mundësi për dërgimin e oficerëve të Policisë së Shtetit në institucio­net e trajnimit dhe të arsimimit në Gjermani, me qëllim që të japim një impuls të ri në këtë drejtim. Me oficerë të kualifikua­r sipas standardev­e perëndimor­e, ne do të jemi në gjendje të kryejmë detyrat e Policisë ashtu siç duhet, sipas këtyre standardev­e", deklaroi Lleshaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania