Panorama (Albania)

Vidhnin banesa në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Fushë- Kruja

-

KANDIDATE

u shpallën dje fitues në fazën e parë të konkursit për Patrullë të Përgjithsh­me, që ishte testimi me shkrim. Testimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, në dy faza, për shkak të numrit të lartë të kandidatëv­e. Ata u testuan për njohuritë bazë me anë të një testi që përmbante 100 pyetje, ku secila përgjigje e saktë vlerësohej me 1 pikë

Shërbimet e Komisariat­it nr. 6 finalizuan mbrëmjen e së martës operacioni­n e koduar "Jail" për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentim­in e vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjatë këtij operacioni u parandalua vjedhja e një banese, ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë. Ndërsa u zbardhën edhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë në juridiksio­nin e Komisariat­it nr. 6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar, Xh. H., 22 vjeç dhe B. Z., 22 vjeç, të dy nga Fushë- Kruja. Policia e Tiranës tha dje se këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariat­it nr. 6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusëve të Jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë, Policia iu ka gjetur dhe sekuestrua­r një shumë lekësh të sapovjedhu­ra në banesë dhe sendet, me të cilat bënë thyerjen e banesës. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme: Banesës me qira të shtetases E. N., të ndodhur më 4 gusht; Vjedhjes së ndodhur më 6 gusht, ku shtetasit B. K., në rrugën "Shaban Bardhoshi" i kanë vjedhur varësen e floririt; Banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më 18 gusht; Banesës së shtetasit H. P., të ndodhur më 5 korrik. Policia tha se vijon puna për dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale të këtyre shtetasve.

 ??  ?? Dje, gjatë testimit
Dje, gjatë testimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania