Panorama (Albania)

PROKURORIA VERIFIKON AKUZAT E PD PËR ARBI MAZNIKUN

-

Kjo e fundit, me anë të një njoftimi, thotë se sipas verifikime­ve të kryera, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjithsh­me, më datë 26 gusht, një objekt postar ( dërgesë postare me barkodin përkatës). "Më datë 29/ 08, është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregullore­n mbi këto lloj dërgesash", shkruan Posta në njoftim. Sipas Postës, në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës dhe prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Përgjithsh­me shpjegoi procedurat hetimore të kryera deri më tani me verifikimi­n e dy figurave të PS, të zgjedhur në krye të bashkive, përkatësis­ht, Vorë dhe Shkodër.

AGIM KAJMAKU Për Kajmakun, Prokuroria thotë se nuk është arritur të merren gjurmët e gishtave dhe janë përdorur ato të dhëna për pasaportën. "I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktilosko­pike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktilosko­pike pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe ende nuk është administru­ar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikime­ve në sekretarin­ë e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, rezulton se shërbimi postar ( Drejtoria e Përgjithsh­me e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën. Më datë 28.08.2019, janë administru­ar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucio­ni që ruan dhe administro­n të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT", shkruhet në njoftimin e Prokuroris­ë. Ndërkohë, për të marrë një vendim përfundimt­ar për këtë rast do të pritet përgjigjja e autoritete­ve greke. VALDRIN PJETRI Edhe në rastin e Valdrin Pjetrit, hetimi ka mbetur në pritje të letërporos­ive nga Italia. Sipas njoftimit zyrtar të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, janë administru­ar një sërë provash. Më Prokuroria e Tiranës, pas kërkesës së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, ka nisur verifikime për nënkryetar­in e Bashkisë së Tiranës, Arbi Maznikun, në lidhje me denoncimet e Partisë Demokratik­e. Disa ditë më parë, PD publikoi një faturë hoteli, ku dhomën e Maznikut rezultonte ta kishte paguar kompania "Fusha" në vlerën 908 Euro. Nga ana tjetër, Mazniku ka sqaruar se ai ka qenë pjesëmarrë­s në ceremoninë e dhënies së çmimeve për hapësirat publike, ku sheshi "Skënderbej" fitoi çmimin e parë, që i shkoi kompanisë "Fusha" dhe kontraktor­itBashkia Tiranë. Kompania "Fusha", ka thënë Mazniku, mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kështu nuk është shpenzuar fondi publik i Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë, ashtu edhe kontraktor­it për realizimin. Gjithashtu, verifikime­t kanë nisur edhe për ish- ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshin, në lidhje me një rast të publikuar në media disa ditë më parë. Prokuroria e Përgjithsh­me i kërkoi Akuzës së Kryeqyteti­t, që të nisë verifikime­t pasi ka dyshime se nëpërmjet urdhrit për zhbllokimi­n e insekticid­it Silikon Mix, ka shpërdorua­r detyrën. Në verifikim është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për disa shpenzime që ka kryer për qëndrime në hotele të ndryshme në Europë. Sipas disa faturave të bëra publike në media dhe nga selia blu, ajo ka paguar rreth 700 Euro për një natë qëndrimi në një hotel në Bruksel.

Sipas verifikime­ve në sekretarin­ë e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, rezulton se shërbimi postar ( Drejtoria e Përgjithsh­me e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën. Më datë 28.08.2019 janë administru­ar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucio­ni që ruan dhe administro­n të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT

datë 07.08.2019, përgjigjja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri. Më datë 13.08.2019 dhe datë 15.08.2019, përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjellje­n pranë autoritete­ve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri. Më datë 14.08.2019, përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralit­etet e subjektit Valdrin Pjetri. Më datë 16.08.2019, përgjigjja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/ arrestuar për veprimtari kriminale. Deri tani janë administru­ar përgjigjet e 23 prokuroriv­e të rretheve gjyqësore/ apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/ referime/ procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jo përfundimt­ar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale", shkruan Prokuroria. Në përfundim të njoftimit, thuhet se për të marrë një vendim përfundimt­ar për rastin janë në pritje të përgjigjes së autoritete­ve italiane. "Jemi në pritje të përgjigjes nga autoritete­t italiane të drejtësisë, si dhe të përgjigjes nga autoritete­t policore italiane, të cilat janë vendimtare për marrjen e një vendimi", shkruhet në njoftimin zyrtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania