Panorama (Albania)

Aksioni kundër informalit­etit, rriten të ardhurat

Ministrja Denaj: Të ardhurat janë rritur me gati 4,7 për qind

-

Dy muaj nga nisja e aksionit kundër informalit­etit, po ndihen edhe frytet e para. Aktiviteti i kasave fiskale është rritur ndjeshëm, 8 mijë punonjës të rinj i janë shtuar skemës së sigurimeve dhe 1115 biznese të reja janë regjistrua­r rishtazi në QKB. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u reflektuar në buxhet. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtoresh­ën e Përgjithsh­me të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, drejtorin e Përgjithsh­ëm të Doganave, Arlind Gjokuta, dhe zv. Ministrin Elton Haxhi, ministrja bëri publike rezultatet e arritura përgjatë muajit gusht. Sipas Denajt, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontribute­t janë rritur me gati 4,7% ose rreth 1,6 miliardë lekë më shumë, në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar. Ndërkohë, për periudhën 8- mujore, të ardhurat u rritën me 3,8% ose rreth 9,7 miliardë lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

RIMBURSIME­T Mbushja e arkës nga aksioni antiinform­alitet është reflektuar edhe te rimbursimi i TVSH- së, ku vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar 1,68 miliardë lekë, ose 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar . "Për periudhën 8- mujore janë rimbursuar 11,8 miliardë lekë TVSH bizneseve, nga 9,22 miliardë lekë PER QIND ose rreth 1,6 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar janë rritur të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontribute­t. Të dhënat u bënë publike dje në kuadër të aksionit antiinform­alitet, të nisur në fillim të muajit korrik të këtij viti gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, ose 2,6 miliardë lek më shumë, ose 28,7% rritje", tha Ministrja.

TATIMET DHE DOGANAT Përgjatë dy muajve, nga administra­ta tatimore janë inspektuar 4460 biznese, nga të cilat 11882 janë konstatuar me shkelje. Ibrahimaj tha se fokusi do të vendoset te deklarimi i pagave për punonjësit. Ndërkohë, nga administra­ta doganore janë kryer 1454 kontrolle, nga ku kanë rezultuar 90 raste abuzive. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave bëri me dije se në vijim, Plani Operaciona­l do të fokusohet në kontrollin e karburante­ve për anijet e peshkimit, në kontrollin e lëndëve të para që do përdoren për prodhimin e pijeve alkoolike, gjithashtu ka nisur të kryhet inventari i fuçive të birrës dhe rakordomi i pullave fiskale, ndërkohë që në fokus të veçantë do të jetë edhe kontrolli i tregtisë informale të duhanit të grirë.

 ??  ?? Gjatë konferencë­s së djeshme
Gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania