Panorama (Albania)

Kolaudimi, Qeveria rinovon kontratën me koncension­arin

Ministria e Infrastruk­turës: Kontrata shtyhet deri në vitin 2020

- TIRANE

Për të paktën edhe një vit, kontrollin teknik të detyrueshë­m të automjetev­e do ta ketë kompania koncension­are "SGS Automotive­Albania".

Në përfundim të kontratës 10- vjeçare, Qeveria ka vendosur të rinovojë marrëveshj­en deri në dhjetor të vitit 2020. "Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, në cilësinë e autoriteti­t kontraktue­s, ka nënshkruar një shtesë afati të kontratës me shoqërinë ' SGS Automotive­Albania', si pjesë përbërëse e Kontratës së Koncesioni­t ' Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshë­m të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë'. Përfaqësue­sit e MIE kanë zhvilluar disa takime negociuese me përfaqësue­sit e kompanisë koncension­are, në lidhje me shtyrjen e afatit të kontratës. Në përfundim të këtyre takimeve, u vendos të nënshkruhe­j kontrata shtesë e koncesioni­t, në të cilët palët kanë rënë dakord për ndryshimin e përfundimi­t të kontratës duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020", thuhet MILIONË lekë ishte detyrimi i kompanisë kontraktue­se për të investuar. Në shkëmbim të këtij investimi, koncension­ari, sipas marrëveshj­es, kishte të drejtë të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjetev­e në njoftimin e Ministrisë së Infrastruk­turës. KONTRATA Koncesioni i kontrollit teknik të automjetev­e u dha në vitin 2009 me afat 10vjeçar. Marrëveshj­a e firmosur asokohe nga qeveria Berisha parashikon­te detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë. Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i jepte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjetev­e. Por, në përfundim të afatit, Qeveria ka vendosur shtyrjen me të paktën edhe një vit të kontratës. KONCENSION­ARI Por, gjatë kësaj periudhe, pra deri në vitin 2020, Qeveria do të bëjë edhe vlerësimin e ofertave që mund të paraqiten. Megjithatë, siç edhe specifikoh­et në marrëveshj­e, asnjë kontratë e re nuk mund të firmoset pa u zgjidhur kontrata aktuale. "Në kontratën shtesë përcaktohe­t se përgjatë periudhës koncension­are, Autoriteti Kontraktue­s, në kuadër të liberalizi­mit të tregut të shërbimit të kontrollit teknik të automjetev­e, mund të kryejë procedurat për lidhjen e një kontratë/ marrëveshj­eje me subjekte të tjerë për ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik të automjetev­e, e cila do të nënshkruhe­t pasi të zgjidhet kontrata koncension­are. Në këtë rast, Autoriteti Kontraktue­s duhet të njoftojë koncension­arin 3 muaj para nënshkrimi­t të ndonjë marrëveshj­eje me subjekte të tjera për ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik. Me përfundimi­n e afatit 3mujor të njoftimit, kjo kontratë koncension­are konsideroh­et e zgjidhur dhe koncension­ari heq dorë nga çdo pretendim për këtë zgjidhje të kontratës", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania