Panorama (Albania)

Raporti: 70 për qind e fëmijëve nga 8 deri në 18 vjeç janë dhunuar

-

Pothuajse 70 për qind e fëmijëve nga mosha 8 deri në 18 vjeç kanë pranuar se të paktën një herë përgjatë vitit të fundit kanë përjetuar dhunë fizike apo psikologji­ke. Sipas raportit të World Vision mbi "Situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri', ky fenomen vazhdon ende të jetë prezent në shoqërinë shqiptare në shifra të larta. Po sipas këtij raporti, 46% e fëmijëve janë indiferent­ë dhe nuk duan të përfshihen në raportimin e rasteve të dhunës dhe 34% e tyre nuk e raportojnë, për shkak të mungesës së besimit që institucio­net do ta zgjidhin situatën. "World Vision Albania, prej më shumë se 10 vitesh, punon ngushtë me fëmijët, komunitete­t dhe institucio­net shtetërore për identifiki­min, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve të dhunuar. Përkushtim­i i institucio­neve shtetërore, donatorëve, korporatav­e, organizata­ve të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve të integruara vazhdon të jetë thelbësor për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Në mbështetje të nevojës për shërbime, World Vision hartoi standardet dhe po piloton në Bashkitë Durrës dhe Dibër Shërbimin e Emergjencë­s për Fëmijët në rrezik të lartë", vë në dukje Artina Morava, drejtoresh­a e programit të World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën. Dhuna është një prej faktorëve kryesorë që pengon zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe cenon arritjen e rezultatev­e në ndërhyrjet socioekono­mike, që çojnë në përmirësim­in e cilësisë së jetës në Shqipëri. Mbi 350 fëmijë, të rinj, prindër, adoleshent­ë, personazhe të njohur publik, profesioni­stë të mbrojtjes së fëmijëve, por edhe përfaqësue­s të institucio­neve publike dhe private bashkohen nën të njëjtin mesazh: "Duhet një botë e tërë për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania