Panorama (Albania)

Vendvarrim­i i Skënderbeu­t pret mbi 5 mijë vizitorë në 3 muaj

-

LEZHE – Gjatë sezonit turistik, vizitorët nuk kanë preferuar vetëm zonat bregdetare. Vendvarrim­i i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, ka njohur një rritje të konsiderue­shme të vizitorëve gjatë tre muajve të fundit. Janë rreth 5 mijë turistë që e kanë vizituar Memorialin e Skënderbeu­t në Lezhë gjatë këtij sezoni turistik, duke shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë. Në krye të listës qëndrojnë vizitorët nga Kosova, por gjeografia e vizitorëve shtrihet në të gjithë botën. “Numri më i madh vjen nga Republika e Kosovës dhe përfaqësoj­në mbi 50% të vizitorëve. Vendin e dytë e mbajnë shqiptarët, që janë kryesisht emigrantë. Vendin e parë sa u takon të huajve e mban Polonia, të dytin Italia dhe Hungaria në vendin e tretë. Gjithashtu, kemi turistë që vijnë nga Zelanda e Re dhe Kili. Pjesa më e madhe e kanë vizituar memorialin në muajin gusht kur ka qenë dhe piku i sezonit turistik”, thotë Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimi­së Kulture në Bashkinë Lezhë. Të shumtë janë edhe ata që kërkojnë të vizitojnë Kalanë e Lezhës në kodrën mbi qytet. Por pengesë mbetet rruga e ngushtë, që nuk lejon ngjitjen e autobusëve. Ndaj siç thotë përgjegjës­i i Trashëgimi­së pranë Bashkisë Lezhë, Paulin Zefi, shumë grupe turistësh ndryshojnë destinacio­n për shkak të rrugës. “Problemi është gjithmonë në vizitat e organizuar­a kur vinë shumë veta, me tre, katër autobusë. Ato e kanë të pamundur dhe nuk pranojnë të ngjiten drejt asaj rruge dhe nisen drejt Shkodrës ose Krujës. Parapëlqej­në të udhëtojnë edhe një orë më larg sesa të vizitojnë kështjellë­n e Lezhës që është 2 km larg nga vendvarrim­i”, thotë ai. Rritja e numrit të vizitorëve, ku bileta kushton 100 lekë për fëmijët dhe 200 për të rriturit, ka shtuar të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtj­en e memorialit të restauruar plotësisht vetëm pak muaj më parë. e. h

 ??  ?? Vizitorë në Memorialin e Skënderbeu­t në Lezhë
Vizitorë në Memorialin e Skënderbeu­t në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania