Panorama (Albania)

Vrasja që tronditi Greqinë, shtyhen hetimet për 19- vjeçarin shqiptar

-

GREQI - Autoritete­t gjyqësore në Greqi kanë vendosur që të shtyjnë akoma më tej periudhën e paraburgim­it për shqiptarin, Aleksandër Luca, dhe grekun Manolis Koukouras, të akuzuar për përdhunimi­n dhe më pas vrasjen e studentes, Eleni Topaludhi, 21 vjeçe. Gjyqi do të shtyhet edhe për 6 muaj, për t'u dhënë mundësi prokurorëv­e që të mbledhin prova të tjera për dy të akuzuarit. Studentja Eleni Topaludhi nga Janina ndodhej për studime në ishullin e Rodosit në Universite­tin e Studimeve Mesdhetare. Gjatë studimeve të saj në Rodos, Topaludhi ishte e pa shoqëruesh­me me miq. Në këto rrethana, edhe për shkak të largësisë së madhe nga prindërit e saj, ajo ishte e prirur për t'u shoqëruar me persona që ishin disi të panjohur për të. Vajza u thirr në apartament­in e pushimeve të njërit prej të akuzuarve, me qëllim që të kryente marrëdhëni­e me të. Ajo nuk pranoi dhe dy djemtë e kërcënuan me fjalë dhe me thikë. Pasi vajza greke i kishte kërcënuar me denoncim në Polici, ata e rrahën edhe më keq atë. Situata u agravua keq dhe dy djemtë e dërguan vajzën në një zonë bregdetare, nga ku edhe e hodhën nga largësia në det. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik të Greqisë dhe vendësit organizuan edhe një protestë masive për rastin makabër. Ndërkohë, vetë 19- vjeçari shqiptar nuk e ka pranuar krimin, duke fajësuar për këtë shokun e tij grek. Sipas tij, ka qenë pikërisht 21- vjeçari Koukouras që ka dhunuar dhe goditur për vdekje studenten, pasi ajo refuzoi që të kryente marrëdhëni­e seksuale me të. Nga ana tjetër, i riu grek bën përgjegjës shqiptarin për ngjarjen e rëndë. sh. d

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania