Panorama (Albania)

Bare: Duam 6 pikë, asgjë e pamundur

"Trajneri më foli mirë, ju tregoj bisedën me Sadikun për Malagën"

-

Në të shkuarën, ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kombëtarja U- 21, ndaj për të nuk është aspak e pamundur të pretendohe­t edhe gjashtë pikë në dy përballjet e radhës.

Keidi Bare sigurisht që di të theksojë se përballë janë kampionët e botës, të cilët kanë lojtarë të mëdhenj, edhe nga ata që konsideroh­en lojtarët e stolit, porse deklaron me bindje se nëse Shqipëria jep 100% të mundësive në fushën e lojës, atëherë asgjë nuk është e pamundur. Ai flet edhe për bisedën me trajnerin në momentin e ardhjes në grumbullim, porse tregon edhe çfarë ndjesie ka marrë Armando Sadiku në ditën e parë te Malaga.

Keidi, si ndiheni për rikthimin në Kombëtare?

Të them të drejtën, e prisja shumë këtë ftesë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që të jap maksimumin për të ndihmuar Kombëtaren.

A keni folur me trajnerin dhe çfarë përshtypje­sh ju ka lënë, nëse ju ka apo jo në projektin e tij të afërt?

Nuk është se kam folur me trajnerin. Para dy ditësh bëmë një bisedë të shkurtër dhe më foli fjalë shumë të mira. Besimin që ai ka tek unë, do t'ia kthej në fushën e lojës.

A mendoni se do të jeni pjesë e formacioni­t, duke qenë se janë dy ndeshje për t'u luajtur?

Këtë e vendos trajneri. Pavarësish­t nëse do të luaj unë apo të tjerë, rëndësi ka që në këto dy ndeshje ne të bëjmë sa më mirë dhe të dalim me rezultat pozitiv.

Xhaka, Abrashi, Memushaj apo shumë të tjerë me eksperienc­ë në mesfushë. Çfarë ju motivon që të stërviteni fort në Kombëtare?

Unë nuk stërvitem sepse ka lojtarë si Xhaka, Abrashi apo të tjerë. Unë stërvitem për vete, për ekipin tim dhe për të dhënë 100% të mundësive të mia. Pavarësish­t se ata kanë shumë ndeshje me Kombëtaren, unë do të jap maksimumin tim dhe shpresoj që në këto ndeshje të dalim sa më mirë, pavarësish­t nëse do të luaj unë apo ata të tjerët.

Keni shkëlqyer në këtë start sezoni. Konsideroh­et vetëm fillimi për ju kjo çfarë keni treguar deri tani?

Po, besoj që është vetëm fillimi, sepse një lojtar nuk mund të bëjë mirë vetëm një sezon dhe pastaj ta mbyllë karrierën. Uroj që të jetë vetëm fillimi, që të eci me këta hapa dhe të bëj më të mirën time.

A është kjo përgjigjja më e mirë nga Bare për të gjithë?

Po, normale. Besoj se do të arrij t'i përmirësoj këta hapa që kam tani dhe kjo është e mirë për ata që më rrethojnë, ekipin dhe Kombëtaren.

Çfarë e pret Sadikun te

Malaga, teksa që në start e ka kontestuar tifozëria në rrjetet sociale?

Unë fola me Sadikun dhe më tha që ndihet shumë mirë atje në Malaga. Njerëzit në Malaga janë shumë mikpritës dhe besoj se ai do të japë 100% të formës së tij për të bërë diçka të mirë për ekipin.

Si e keni parë skuadrën përpara ndeshjes me Francën?

Skuadra është shumë e motivuar, po punon shumë mirë dhe të gjithë lojtarët tregojnë maksimumin në stërvitje. Megjithatë, dua të theksoj se Franca është një ekip shumë i madh, ka lojtarë shumë të mëdhenj, edhe pse ka disa mungesa. Mund të kenë disa të vrarë, por ka shumë që edhe si lojtarë stoli mund të bëjnë shumë mirë. Pavarësish­t kësaj, ne do të japim maksimumin tonë për të marrë një rezultat të mirë.

E besoni realisht se do të marrim rezultat pozitiv në Francë?

Unë besoj, sepse në futboll arrihet çdo gjë, pavarësish­t se përballë cilit ekip do të luajmë. Pikësëpari, rëndësi ka që ne të punojmë mirë dhe të japim maksimumin, pasi nëse nuk i bëjmë këto, atëherë nuk vlen për asgjë.

Me sa pikë do të ishit i kënaqur në këto dy ndeshje?

Të them të drejtën, nuk e di. Po nëse them gjashtë, a bëhem egoist? E dimë se çfarë ekipi ka Franca, por siç e thashë edhe më sipër, nëse punojmë në maksimumin tonë dhe e tregojmë atë, atëherë mund edhe të arrijmë një fitore. Të them të drejtën, unë edhe me një barazim do të isha shumë i kënaqur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania