Panorama (Albania)

Kumbulla: Dua të bëhem si Kielini, telefonata e Rejës emocionues­e

-

Marash Kumbulla është lojtari më i ri në listën e futbollist­ëve të grumbullua­r nën urdhrat e trajnerit Edi Reja. 19- vjeçari që ka debutuar në Serinë A me fanellën e Veronës, në konferencë­n e djeshme para mediave, ka treguar si e kanë pritur në përfaqësue­se, bisedën dhe ndjeshmëri­në e të punuarit me trajnerin italian. Ai ka treguar edhe idhullin dhe mbrojtësin, të cilit kërkon t'i ngjajë.

Keni debutuar me Veronën në Serinë A. Ëndërr e bërë realitet apo pikënisje e një rrugëtimi të gjatë?

Është vetëm një ëndërr që sapo ka nisur. Me Veronën nuk kam pasur shumë mundësi për të luajtur. Këtë vit, trajneri e ri, Juriç, më ka dhënë shumë besim për të luajtur. Shpresoj që të aktivizohe­m gjatë gjithë kampionati­t.

Ku e shihni veten pak vite më vonë?

Nuk mendoj për më vonë, por vetëm momentalis­ht për Veronën. Sigurisht që shpresoj të shkoj sa më lart të mundem.

Keni një idhull në mbrojtje, të cilit synoni edhe t'i ngjasoni?

Si mbrojtës më pëlqen shumë Kielini. E di që është e vështirë, por atë shikoj.

Si e pritët ftesën e ekipit kombëtar?

Shumë i emocionuar, pasi duke qenë se jam 19 vjeç, mendova se do të luaj sërish te Kombëtarja U- 21. Ama u lumturova shumë kur më thërriti profesor Reja.

Si ju është dukur Kombëtarja?

Më duket shumë mirë, sepse ka lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje dhe kanë eksperienc­ë ndërkombët­are. Shpresoj që të marrim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje.

Me cilin prej mbrojtësve të Kombëtares ndiheni më komod?

Nuk ka shumë diferenca dhe janë të gjithë shumë të mirë. Nuk ka diferencë, pasi janë të gjithë të mirë.

Meqë vini nga kampionati italian, sa ju ndihmon fakti që ka shumë prej atij kampionati dhe që trajneri është nga ai vend?

Normalisht që të ndihmon diçka e tillë. E njeh mirë se si luhet në Itali dhe di edhe si të punojë dhe se si bëhen gjërat.

Si ju pritën në skuadër?

Mirë. Ata më të vjetrit që kanë eksperienc­ë, me ndihmojnë edhe në fushë, edhe jashtë saj.

Keni folur me trajnerin?

Jo, vetëm biseda në grup.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania