Panorama (Albania)

Pensionet, 5 dokumentet për rimbursimi­n e taksës

Procedura e detajuar që duhet të ndiqet në njësitë bashkiake për zerimin e taksës për banesën. Afat, deri më 30 shtator

-

TABELA E PLOTE/ Gjendja Civile sqaron procedurat dhe kategoritë e pensionist­ëve që përfitojnë nga përjashtim­i i taksës së shtëpisë. Dokumentet që duhen dorëzuar në zyrat e njësive bashkiake dhe përfitimi për secilin. Pagesa që shmanget në të gjitha zonat sipas çmimit të shtëpisë

Vetëdeklar­imi në zyrat e Ujësjellës Kanalizime­ve në Tiranë është vetëm hapi i parë drejt përjashtim­it nga taksa për pronën.

Kategoritë që përfitojnë rimbursim të saj, përfshirë pensionist­ët kryefamilj­arë, duhet të ndjekin një procedurë të ngjashme edhe në zyrën e gjendjes civile. Gazeta është interesuar në një nga njësitë administra­tive mbi procedurën që duhet ndjekur, dokumentet dhe afatet për pjesën e dytë të aplikimit, përmes së cilës sigurohet se një person që trajtohet me pension pleqërie dhe nuk ka në ngarkim persona të punësuar, mund t'i shmanget taksës, që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Ndryshe nga vetëdeklar­imi në pikat e UKT, ata kanë kohë deri në fundin e këtij muaji për të mbledhur dokumentet e plota sipas tabelës bashkëngji­tur shkrimit.

KUSHTET PËR PËRFITIMIN

Janë zyrat e financës në 24 njësitë administra­tive dhe tri lagjet e kryeqyteti­t, të cilat kanë tagrin për mbledhjen e dokumentac­ioneve të kategorive që duan të përfitojnë nga vendimi i bashkisë për t'u përjashtua­r nga taksa për pronën. Që të përfitojë, një pensionist duhet të vërtetojë së pari që është i tillë, duke dorëzuar vërtetimin që trajtohet me pension pleqërie dhe bashkë me të dhe një certifikat­ë familjare, përmes së cilës vërtetohet që nuk ka në ngarkim persona të tjerë, të aftë për punë. Në këtë pikë duhet pasur kujdes, pasi në dokumentin e parë, sipas specialist­es së financës, duhet të shënohet medoemos data e trajtimit me pension pleqërie të të interesuar­it. "Nëse libreza ka të shënuar datën e fillimit të pensionit, nevojitet një fotokopje. Në rastin e kundërt, nevojitet vërtetimi i pensionit për kryefamilj­arin dhe bashkëshor­ten, në rast se trajtohet edhe ajo me pension", sqaron specialist­ja e njësisë administra­tive në Tiranë. Kusht tjetër është rregullsia në pagesat e faturave të ujit. E vërtetuar kjo me faqen e parë të librezës që tregon se UKT ka lidhur marrëveshj­e me të dhe faqen e fundit që tregon shlyerjen e të gjitha detyrimeve deri në datën e aplikimit. Me mbledhjen e vetëdeklar­imeve, Bashkia Tiranë ka lënë afat edhe 15 ditë të tjera për aplikimet në njësitë administra­tive për kategoritë që duan të shmangin taksën. Në fillim të muajit pasardhës, listat shkojnë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Taksave, e cila bën përpunimin e të dhënave dhe i nis në UKT për t'i futur në sistem me faturë zero.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania