Panorama (Albania)

Zbardhet raporti i OSBE: 30 qershori ditë paqësore, por qytetarët nën presion e pa mundësi zgjedhjeje

NGA GJYQTARET E TREMBUR PREJ VETINGUT, TE VENDIMET “E GJERA” TE KQZ E MOSBOTIMI I DEKRETEVE TE PRESIDENTI­T, OSBE NUK VLERESON 30 QERSHORIN

- MARIGLEN KUME

A do shkoj te Parlamenti?! Së pari, Presidenti­t, si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpuni­mit institucio­nal. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpuni­m, në respekt të plotë të Kushtetutë­s, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem te Parlamenti. Bazuar në nenin 16 të ligjit nr 8891, datë 2.5.2002, për organizimi­n dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore të Kuvendit, Komisioni ka vendosur të thërrasë Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, SHTV ILIR META, për t'u paraqitur përpara komisionit ditën e hënë më datë 9.09.2019, ora 10: 00, për të dëshmuar në lidhje me rrethanat që lidhen me objektin e hetimit.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidenti­t Meta do të marrë në pyetje kreun e shtetit ditën e hënë, në orën 10: 00.

Gazeta "Panorama" ka siguruar letrën që mban firmën e kryetarit të komisionit hetimor, Ulsi Manja, dhe që i drejtohet Presidenti­t Meta. "Në planin e hetimit është përcaktuar zhvillimi i një seance dëgjimore me Presidenti­n e Republikës, si detyrim që buron nga zbatimi i nenit 112, pika 3 e Rregullore­s së Kuvendit. Bazuar në nenin 16 të ligjit nr 8891, datë 2.5.2002, për organizimi­n dhe funksionim­in e komisionev­e hetimore të Kuvendit, Komisioni ka vendosur të thërrasë Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, SHTV ILIR META, për t'u paraqitur përpara komisionit ditën e hënë, më datë 9.09.2019, ora 10: 00, për të dëshmuar në lidhje me rrethanat që lidhen me objektin e hetimit", shkruhet në letrën e dërguar në Presidencë. Me sa duket, fillimi i javës së ardhshme do të ketë zhvillime të rëndësishm­e politike pasi edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, ka konfirmuar pjesëmarrj­en e tij në komision për t'iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Nëpërmjet një statusi në "Facebook", Presidenti Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve, të cilët, sipas tij, e pyesin nëse do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për shkarkimin e tij. "Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më ' çmendët' me sms- t tuaja, si asnjëherë tjetër. Po ç'është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj te Parlamenti?! Së pari, Presidenti­t, si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpuni­mit institucio­nal. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpuni­m, në respekt të plotë të Kushtetutë­s, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem te Parlamenti", shkruan Meta në faqen e tij zyrtare në "Facebook". KOMISIONI

Komisioni hetimor, që ka si objekt pune verifikimi­n e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve lokale ( 30 qershor), i dërgoi ftesën për të dëshmuar në Kuvend Presidenti­t Meta, një ditë pasi miratoi planin e hetimit në mbledhjen e parë të këtij sesioni të ri parlamenta­r. Dëgjesa me kreun e shtetit është hapi i parë në planin e hetimit dhe më pas do të shqyrtohen të gjitha përgjigjet që kanë mbërritur në sekretarin­ë e komisionit nga institucio­net shtetërore. Komisioni ka marrë përgjigje për pyetjet që ka dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. Para se të dalë në një raport final për t'ia dërguar Parlamenti­t, komisioni do të presë opinionin paraprak dhe final të ekspertëve të Komisionit të Venecias. Ata pritet që të mbërrijnë në Shqipëri më datë 9 shtator dhe do të qëndrojnë deri më 11 shtator, ku do të bëjnë disa takime për të mbledhur fakte në lidhje me veprimet e kreut të shtetit. Opinioni i tyre do të zërë peshën kryesore në qëndrimin përfundimt­arë që do të mbajë komisioni hetimor. Ky komision mund t'i drejtohet me një ose dy raporte në rast se qëndrimi i deputetëve të opozitës nuk është i njëjtë me atë të deputetëve të maxhorancë­s. Për të shkarkuar Presidenti­n Ilir Meta, maxhoranca duhet të sigurojë minimalish­t 94 vota. Pasi të votohet në Parlament, do të jetë Gjykata Kushtetues­e, e cila nuk është ngritur ende, ajo që do të japë verdiktin final. Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit u kërkua nga një grup prej 55 deputetësh socialistë me në krye kryetarin e Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla. Kjo kërkesë erdhi pas dekretit të dytë të Presidenti­t Meta, që anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas maxhorancë­s, Meta ka tejkaluar kompetenca­t, pasi Presidenti ka për të detyrë vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve dhe jo t'i anulojë ato. Por Presidenti Meta, në daljet publike, është shprehur i bindur se ka vepruar sipas detyrave të tij kushtetues­e dhe është shprehur i gatshëm të përballet në çdo gjykatë. Në një anë me Presidenti­n është edhe opozita, e cila zgjodhi të mos merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi nuk ka besim tek organizimi i tyre në mënyrë të ndershme, në një kohë që vendi qeveriset nga Edi Rama. Opozita nuk i njeh rezultatet e 30 qershorit.

 ??  ?? RAMA DITEN E 30 QERSHORIT ( MAJTAS) SHEFJA E MISIONIT TE ODIHR, GLOVER
RAMA DITEN E 30 QERSHORIT ( MAJTAS) SHEFJA E MISIONIT TE ODIHR, GLOVER
 ??  ?? NGA ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
NGA ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
 ??  ?? Faksimile e letrës së komisionit hetimor, drejtuar Metës
Faksimile e letrës së komisionit hetimor, drejtuar Metës
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania