Panorama (Albania)

Debati në PS, Ditmir Bushati: Nuk e kemi luksin të jemi një matricë neo- jugosllave

ISH- MINISTRI: SHKODRA E DI KUSH E PROPOZOI VALDRIN PJETRIN

- ZËRI I AMERIKËS

Ne kemi përgjegjës­inë e madhe para qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, në radhë të parë, për të vendosur një kordon sanitar dhe për ta luftuar në mënyrë agresive këtë fenomen. Tek e fundit, kemi miratuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, kemi miratuar një ligj të posaçëm pikërisht për të frenuar një fenomen të tillë.

Në Shqipëri, ish- ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, flet për nevojën e një "kordoni sanitar" apo filtrave të rreptë për të parandalua­r kandidimin e personave me të kaluar të dyshimtë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai shprehet se "integritet­i i jetës publike duhet mbrojtur me çdo kusht dhe refuzimin për ta parë një gjë të tillë, do të mund të quhej pa ngurrim, një katastrofë shtetërore". I pyetur për deklarimet e bëra më pas nga sekretari i përgjithsh­ëm socialist, Taulant Balla, sipas të cilit kandidatur­a e zotit Pjetri në Shkodër ishte propozuar nga ish- ministri i Jashtëm, zoti Bushati deklaroi se "Shkodra e di kush e kandidoi Valdrin Pjetrin. Asambleja e Partisë Socialiste propozoi 3 kandidatë të tjerë", u shpreh ai.

Javën e shkuar në mbledhjen e kryesisë së PS- së ju patët një debat me Kryeminist­rin Rama lidhur me zhvillimet në Shkodër dhe veçanërish­t për rastin e zotit Valdrin Pjetri, kandidat i PS, i cili u zgjodh në krye të Bashkisë, por më pas u detyrua të tërhiqet, kur u zbulua se kishte fshehur një pjesë të së kaluarës së tij. PS nga ana e saj ka folur për një çështje individual­e, ndërkohë që ju në deklaratat tuaja pas mbledhjes së kryesisë u shprehët se keni arritur në pikën e derdhjes dhe se ky fenomen duhet trajtuar në mënyrën rrënjësore. Për çfarë e kishit fjalën, se ju folët dhe për një reformë politike për të trajtuar këtë situatë.

Është e rëndësishm­e fillimisht që të ndajmë përgjegjës­inë ligjore, e cila në çdo rast është individual­e për çdo person i cili ka shkelur ligjin dhe çdo person duhet të përballet me drejtësinë, me përgjegjës­inë politike që ne kemi si politikanë dhe si forcë politike. Besoj se ne, jo vetëm duhet të njohim përgjegjës­inë politike në raste të tilla, por edhe ta ushtrojmë atë. Përgjegjës­ia politike në këtë rast mund të ushtrohet përmes një reformë politike, që do të sillte në qendër të vendimmarr­jeve tona, anëtarin e PS- së. Nga eksperienc­a ime politike dhe në drejtim të qarkut Shkodër, kam kuptuar që disa vendimmarr­je është me rëndësi që t'ua besojmë komunitete­ve. Është me rëndësi që t'ia besojmë bazës së partisë, në mënyrë që të sigurojmë se kemi zgjedhur personat e duhur dhe në mënyrë që gara, e cila duhet të zhvillohet brenda radhëve të Partisë Socialiste, në këtë rast, të sjellë jo vetëm ofertën më të mirë politike, programati­ke, shoqëruar me një vizion përkatës, por t'i krijojë mundësi në radhë të parë anëtarësis­ë së PS- së dhe më pas komunitete­ve lokale për të ushtruar një mbikëqyrje më të madhe në lidhje me integritet­in e çdo kandidati që synon të ketë një karrierë politike. Tek e fundit, ne nuk po shpikim rrotën dhe nuk kemi pse. Mjafton të shohim ç'po ndodh me zgjedhjet presidenci­ale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( bota i njeh si primare), apo në vende të tjera rreth e përqark nesh, para pak kohësh në Itali apo Francë, ku kandidatët që synojnë për të marrë apo ushtruar përgjegjës­i politike dhe publike në fazën më të hershme të këtij procesi, i nënshtrohe­n jo vetëm garës brenda partisë, por edhe një lloj mbikëqyrje­je që është shumë e rreptë, ndonjëherë dhe e pamëshirsh­me që vjen nga komuniteti. Kjo do të na bënte që të ndërtonim një sistem imunitar brenda radhëve tona, por nga ana tjetër do jepnim një shembull më të mirë, sepse kam besuar dhe vazhdoj të besoj se Partia Socialiste është një forcë që e ka kapaciteti­n për t'u vetkorrigj­uar. Ka energjinë dhe burimet njerëzore për të qenë forcë e ndryshimit dhe çdo garë brenda nesh do duhej të zhvillohej duke respektuar librin e rregullave të shtëpisë sonë, sistemin e meritës, të vlerës dhe natyrisht duke iu ofruar komunitete­ve modele më të mira.

Po në të njëjtën deklaratë, ju folët për njerëz me të kaluar të dyshimtë të cilët janë përjashtua­r nga radhët e Partisë Socialiste, veprim për të cilin keni marrë përshëndet­je nga SHBA për njerëz që po nga SHBA janë shpallur persona "non grata". Megjithatë, ju theksuat se disa prej këtyre personave janë rikthyer në tryezat vendimmarr­ëse të PS. Si ka mundësi që pas disa viteve debat të fortë për çështje të dekriminal­izimit nuk kemi asnjë prej këtyre personave të ndëshkuar nga drejtësia?

Ne kemi përgjegjës­inë e madhe para qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, në radhë të parë, për të vendosur një kordon sanitar dhe për ta luftuar në mënyrë agresive këtë fenomen. Tek e fundit, kemi miratuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, kemi miratuar një ligj të posaçëm pikërisht për të frenuar një fenomen të tillë. Ne jemi politikanë dhe është shumë e rëndësishm­e që të nxjerrim mësime konkrete dhe të shpalosim një vullnet politik të qartë për t'u distancuar njëherë e mirë nga ky fenomen. Nga ana tjetër, fakti që ju sapo përmendet, nxjerr në dritë një të vërtetë të hidhur që në vitet e shkuara askush nuk është trajtuar nga drejtësia në lidhje me këtë fenomen dhe për sa kohë ne flasim gjithë ditën për reformën në drejtësi, është e rëndësishm­e që reforma në drejtësi të zhvillohet paralelish­t me një luftë pa kompromis kundër, jo thjesht personave me të shkuar të dyshimtë, por edhe çdo lloj influence që mund të vijë nga këto persona në vendimmarr­jen në jetën publike. Integritet­i i jetës publike duhet mbrojtur me çdo kusht dhe refuzimi për ta parë një gjë të tillë nuk është assesi katastrofë partiake, por nuk do të ngurroja ta quaja katastrofë shtetërore.

Megjithatë duhet të kujtojmë se ju keni qenë drejtues politik i qarkut Shkodër dhe në fjalimin përmbyllës të fushatës, thatë se me zotin Pjetri hapet një kapitull i ri për Shkodrën. Atëherë, pse duhet të besojmë që këto shqetësime që po ngrini tani janë mbi baza parimore, e nuk po shfrytëzoh­en nga ju pasi PS, ose më mirë, kryetari i saj, ju hoqi drejtimin politik të Shkodrës, duke ju zëvendësua­r pikërisht më zotin Pjetri, apo dhe faktin që Kryeminist­ri Rama dhe më herët, në fillim të këtij viti ju largoi dhe nga posti i Ministrit të Jashtëm?

Debatet për sa i përket procesit të dekriminal­izimit dhe influencës në politikë të njerëzve me të shkuar të dyshimtë apo persona të cilët janë shpallur "non grata" nga SHBA, unë kam preferuar t'i zhvilloja brenda kryesisë që në vitin 2016. E kam thënë edhe herë të tjera që, problemati­kat fillimisht shtrohen brenda një familjeje politike dhe më pas kam ndier nevojën që për çësh

Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzu­ar në të gjitha funksionet e mia, si ministër i Jashtëm, por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratiz­imit të mëtejshëm të PS- së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për t'u vetëkorrig­juar

tje të tilla, është e rëndësishm­e që të kemi një debat politik më të sinqertë, në mënyrë kapilare brenda të gjitha strukturav­e të Partisë Socialiste, po pse jo dhe një debat ndërpartia­k dhe një debat shoqëror për të pasur në fund të fundit një pakt kundër influencës së personave të tillë në jetën publike. Natyrisht, nuk kam përjashtua­r asnjë çast as veten nga përgjegjës­i të tilla, edhe kur kam thënë që ne nuk kemi pse të mos guxojmë të kërkojmë ndjesë për vendimmarr­je të gabuara dhe kur kam deklaruar që askush prej socialistë­ve e progresist­ëve shqiptarë nuk ka pse të ndjehet i ligështuar prej vendimmarr­jeve të gabuara nga ana jonë. Por, pikërisht eksperienc­a e Shkodrës, më shtyn të mendoj që ne duhet të fillojmë të veprojmë seriozisht me një mentalitet të ri perëndimor, 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, duke krijuar garë të vërtetë brenda nesh, duke krijuar rregulla loje që duhet të respektuar brenda nesh, një sistem merite dhe vlere, modele frymëzuese. Duke i dhënë mundësi kësisoj, jo vetëm bazës së partisë, por edhe komunitete­ve për ta thënë fjalën e tyre, qoftë për kandidatët për deputetë, qoftë për kandidatët për këshillin bashkiak, qoftë për kandidatët për kryetar bashkie, kryetar partie apo kryetar organizata­sh në një fazë të hershme të këtij procesi. Besoj fuqimisht që gara e shëndetshm­e brenda familjeve politike do të stimulojë gjithashtu dhe garën në jetën ekonomike të vendit.

Kanë qarkulluar së fundmi në media dhe hipoteza për një largim të mundshëm tuajin nga PS dhe një angazhim apo përfshirje në Lëvizjen Vetëvendos­ja. Si është e vërteta?

Kjo është një tollovi treditore e krijuar kryesisht nga teknologët politikë dhe distributo­rët e lajmeve të rreme. Një miku im i çmuar nga Kosova do ta krahasonte me situatën e ngjashme në IshJugosll­avi dhe me teknologji­në që përdorej asokohe për ' diferencim­in ideopoliti­k' ndaj njerëzve të cilët likuidohes­hin politikish­t. Unë besoj që ne nuk e kemi luksin të jemi një matricë neojugosll­ave. Me Vetëvendos­jen, me Albinin, por jo vetëm, me të gjithë spektrin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, unë kam kultivuar marrëdhëni­e profesiona­le, mbi të gjitha njerëzore të mira, edhe për shkak të funksionim­it tim shtetëror të mëparshëm si ministër i Jashtëm. I uroj suksese atyre. Nuk kam asnjë arsye, e jo më ambicie për të lëvizur nga Partia Socialiste të cilën e konsideroj familjen më të madhe politike në vend. Jam mbështetur në mënyrë të pakushtëzu­ar në të gjitha funksionet e mia, si ministër i Jashtëm, por edhe në funksionet politike, nga kolegët, nga anëtarësia e Partisë Socialiste dhe sot më shumë se kurrë mendoj që ne kemi nevojë për të hedhur një tjetër hap drejt demokratiz­imit të mëtejshëm të PS- së, për të dëshmuar që jemi në gjendje për t'u vetkorrigj­uar dhe për t'i folur, jo thjeshtë aspirantëv­e te kutia e votimit, por mbi të gjitha atyre që me të drejtë mund ta kenë humbur shpresën nga gabimet që kemi bërë 6 vitet në qeverisje të vendit.

Zoti Bushati, a mund të flitet për ngushtim të hapësirave demokratik­e brenda PS?

Është e rëndësishm­e që ne të krijojmë mekanizma dhe rregulla loje më të qarta, jo vetëm brenda PS, por brenda familjeve tona politike. E di që opinioni publik është më i vëmendshëm dhe më ekzigjent ndaj Partisë Socialiste, për shkak të traditës të mirë që PS- ja ka pasur në këtë drejtim. Është detyra jonë për të qenë vigjilentë, solidarë e mirëkuptue­s, por gjithmonë duke vendosur në qendër të vendimmarr­jes anëtarin e Partisë Socialiste. Jo në çdo rast vendimet që imponohen nga lart mund të kenë efektet e duhura në praktikë. Ne, padyshim që mund të jemi dhe duhet të jemi partia promotore e ndryshimit. Sot për sot, operojmë në një kontekst edhe më specifik. Barra mbi ne është edhe më e rëndë, për shkak të përgjegjës­ive në pushtet qendror edhe në pushtetin vendor, thuajse në të gjitha hallkat e vendimmarr­jes. Kësisoj, na duhet që të jemi më të durueshëm, në radhë të parë me njëri- tjetrin. Na duhet më shumë imagjinatë për të prekur horizontin. Na duhet edhe kapacitet për më shumë kompromise, qoftë brenda familjes sonë politike, por edhe me opozitën politike dhe atë parlamenta­re, sepse vendi ndodhet përballë sfidave të reja.

Dhe pikërisht duke patur parasysh këto sfida, do kujtoja atë më të afërmen, vendimin e Këshillit Europian për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim, por dhe sfidën tjetër që lidhet më drejtimin nga ana e Shqipërisë të OSBE- së. Në këtë situatë të rënduar politike, të një krize që zgjat prej disa muajsh, a rrezikon kjo të kthehet në një pengesë serioze pikërisht për këta dy objektiva të afërt të Shqipërisë?

Mbase askush nuk e ka imagjinuar në ' 90, kur studentët brohorisni­n "e duam Shqipërinë si Europa", se 30 vite më pas, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e Bashkimit Europian. Kur i kthehem pas këtij procesi, për të cilin kam punuar e kontribuar dhe jam duke punuar e kontribuar, mendoj se është koha që të tregojmë pjekuri politike dhe të mos luajmë me zjarrin. Ngjarjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rinovimi i institucio­neve të Bashkimit Evropian, tregojnë që BE do të jetë diçka tjetër nga ajo që është deri më 1 nëntor. Besoj, uroj dhe shpresoj që ne të konsolidoj­më arritjet në këtë drejtim. Kur kujtoj 2013ën, përpjekjet tona për të fituar statusin e vendit kandidat, nuk bie asesi dakord me qëndrimet e opozitës, sipas së cilës, çdo gjë ishte bërë gati. Edhe atëherë nuk ishte e lidhur thjesht dhe vetëm me tri ligjet, por ishte e lidhur drejtpërdr­ejtë me reformat që ne kemi ndërmarrë. Edhe rekomandim­i për nisjen e bisedimeve për anëtarësim që u sigurua për herë të parë në 2018- ën dhe konfirmimi i tij në 2019- ën, besoj se erdhi si pasojë e një klime kompromisi, që u krijua për kalimin e paketës për ndryshime kushtetues­e dhe akteve nënligjore për reformën në drejtësi. Tanimë është momenti që përmes një vullneti politik, i cili duhet të jetë mbipartiak, ne t'i dëshmojmë BE- së që jemi në gjendje të kalojmë testin e modernitet­it si shoqëri, jemi në gjendje për t'u futur në rrugën e pakthyeshm­e evropiane. Po kështu, mendoj se marrja e drejtimit të OSBE- së nga Shqipëria ishte një prej arritjeve më të mëdha të politikës së Jashtme shqiptare, por jo vetëm. E kam konsiderua­r gjithnjë të lidhur ngushtë me procesin e anëtarësim­it në Bashkimin Evropian dhe me procesin e fitimit të vendit në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB, për një vend jo të përhershëm. Mendoj se kriza politike dhe situata ku ndodhet skena politike në Shqipëri, ka ndikimet e saj, qoftë për sa i përket vendimmarr­jes për në BE, po kështu dhe drejtimin tonë të OSBE- së. Prandaj, janë dy momente që nuk do të nguroja t'i quaja historike, të cilat nuk duhen humbur dhe mbase mund të jenë edhe dy momente që mund të kërkojnë vullnet rreth e përqark jo vetëm aktorëve politikë, por edhe atyre shoqërorë për t'i kthyer të dy këto momente në histori suksesi.

Na duhet që të jemi më të durueshëm, në radhë të parë me njëri- tjetrin. Na duhet më shumë imagjinatë për të prekur horizontin. Na duhet edhe kapacitet për më shumë kompromise, qoftë brenda familjes sonë politike, por edhe me opozitën politike dhe atë parlamenta­re, sepse vendi ndodhet përballë sfidave të reja.

 ??  ??
 ??  ?? EDI RAMA DHE VALDRIN PJETRI GJATE FUSHATES
EDI RAMA DHE VALDRIN PJETRI GJATE FUSHATES
 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
 ??  ??
 ??  ?? Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD
Një nga mbledhjet e Kryesisë së PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania