Panorama (Albania)

SPAK para sfidës: “Ndiq investimin, të zbulosh krimin”!

- NIKOLLAQ NERANXI

Ditët e fundit, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka intensifik­uar dhënien e informacio­neve të detajuara mbi Reformën në Drejtësi. Me një grafikë shumë tërheqëse dhe shpjegim të thjeshtë, ndër të tjera, ky institucio­n është kujdesur të sigurojë shqiptarët...

se ky proces nuk ka asnjë shans të deformohet apo më keq akoma, të korruptohe­t, sepse SHBA dhe BE e mbikëqyrin atë në çdo moment dhe në çdo hallkë të saj. Ata kanë vijuar duke na siguruar se ashtu siç nxorën nga sistemi i drejtësisë 50 gjykatës e prokurorë, ashtu do të hetohen dhe ndiqen penalisht, politikanë, funksionar­ë të lartë shtetërore dhe anëtarë të krimit të organizuar.

Këtë do ta bëjë SPAK, ( njësia e posaçme Antikorrup­sion), e cila po konstituoh­et këto ditë, madje me ritme të shpejta, e kërkuar kjo me insistim nga amerikanët si dhe do gjykohen nga Gjykata Speciale. Pra, javët në vijim do të jenë të ethshme jo vetëm për faktin se ne po presim një “po” për çeljen e negociatav­e me BE në tetor, por sepse me ngritjen e SPAK, fillon hetimi dhe më pas dënimi i peshqve të mëdhenj. Pra, me këto që na thonë, i bie që për pak javë, shqiptarët të jenë dëshmitarë të një momenti historik, të cilin kanë 30 vite që e presin, madje kishin humbur besimin se do të ndodhte. Nga ky moment, lind drita e shpresës se ky vend më në fund do të ecë në shinat e normalitet­it, ku ka drejtësi sociale dhe shkohet drejt progresit të sigurt.

Edhe pse Ambasada Amerikane ka njoftuar se do të ketë të tjera video shpjeguese, përsëri padurimi për ta parë sa më shpejt këtë proces, më çon të bëj disa pyetje apo të kem disa paqartësi dhe dilema.

Një nga dilemat është: Edhe pse Reforma në Drejtësi është një investim gjigant perëndimor dhe ata duket që e kanë seriozisht që ta fusin këtë vend në shinat e duhura, a do arrijnë ata të presin të gjitha tentakulat e një korrupsion­i galopant që ka marrë peng këtë vend?

Pyetja tjetër që besoj të gjithë e bëjmë është: Këta politikanë dhe funksionar­ë të lartë shtetërorë, që ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët do kapen me pasuri të pajustifik­uara, thjesht do humbin të drejtën për të pasur funksione shtetërore dhe do shkojnë në shtëpi të prishin milionat e tyre apo do iu konfiskohe­t pasuria dhe do dënohen? Kjo pyetje bëhet sepse shumë po flitet se politikanë­t e korruptuar kanë kohë që po negociojnë amnistinë e tyre që të ruajnë paratë.

Ndërsa pyetja e fundit ka të bëjë me nevojën pa kaq urgjente të një Vetingu në ekonomi: E thënë ndryshe, a do hetohen dhe më pas të dënohen sipërmarrë­sit e korruptuar, ata të cilët kanë krijuar biznese të dyshimta dhe mbi të gjitha, në gjithë këto vite, kanë shërbyer si lavatriçe e parave të korrupsion­it në politikë, funksione shtetërore të tjera, në sistemin e drejtësisë dhe në qarqet kriminale të trafiqeve të drogës, armëve etj?

“Ndiq investimin, të zbulosh krimin!”, kjo do ishte rruga. Si sipërmarrë­s prej 30 vitesh në treg, ju them me bindje se sipërmarrj­a private ka nevojë urgjente për veting. Të gjithë ata sipërmarrë­s që si unë vendosin çdo ditë me mund dhe djersë nga një tullë në ngrehinën e punës së tyre, jemi hasur jo rrallë me karshillëk­un e një sipërmarrë­si që lind nga hiçi, bën një investim me miliona euro dhe futet në garë me ty, në garë të pandershme, pa dyshim, madje tenton edhe të të sabotojë dhe të të nxjerrë nga tregu, sepse ai ka pushtetin nga pas, ndërsa ti jo. Dhe kjo situatë vjen pasi askush nuk investigon nga erdhi kapitali i tij fillestar? Kush e mbështet? Unë në punën time kam pasur rastin të njoh shumë të tillë! Ja, t’ju tregoj një rast të freskët. Para pak ditësh, më njoftuan se duhet të lëshoj urgjent një dyqan, të cilin e kam marrë me qira. Pronari i dyqanit më tha i frikësuar se një i forte i kishte dhënë urdhër që dyqani duhej të boshatisej sepse e donte ai, madje e kishte kërcënuar edhe me jetën e fëmijëve. Ky i fortë, nga këta anonimët që gdhihen një ditë milionerë, do të zgjerojë barin që ka afër dyqanit tim, madje do marrë gjithë dyqanet e lagjes dhe gjithçka do ta bëjë me forcë, me kërcënim, duke na treguar se shteti, ligji, gjykata, çdo gjë është ai.

Prandaj, këtu, SPAK ka mjaft material për të hetuar, në mënyrë që në fund të gjithë të kuptojmë se të kujt janë në fakt këto pasuri, kush i administro­n, kush i mbron? Në këtë mënyrë, edhe ekonomia shqiptare më në fund do të marrë frymë lirisht dhe sipërmarrj­et do të jenë në një garë të ndershme. Dhe më e rëndësishm­ja, të gjithë do të jenë të barabartë përpara ligjit.

Përtej akuzave të opozitës, që jo pak herë bëhen për rit, nuk bëri gabime, as dëme. Me gjuhë sibiline, përmes cinizmit dhe inteligjen­cës, i bëri të njohura qëndrimet e tij për mosndryshi­min e kufijve të Kosovës. Këtu filloi rënia e tij, të cilën e përjetoi dy herë si padrejtësi. E para që hiqej me disa tejet të përfolur e rrethuar me skandale si Ahmetaj e Gjiknuri e së dyti që zëvendësoh­ej nga një ferishte që rrëzohej brenda fjalëve të veta sa herë fliste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania