Panorama (Albania)

Raporti i ODIHR, Basha flet për “ndryshime të thella”, Rama: Opozita ngre furtunë në gotë

Basha: Do ofrojmë një platformë kombëtare për daljen nga kriza

- MARINGLEN KUME

Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternativ­e për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi.

Kryedemokr­ati Basha zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me aleatët e tij për të koordinuar aksionin opozitar në ditët në vazhdim. Burime nga mbledhja thanë për gazetën “Panorama” se kampi opozitar ka rënë dakord që të shtyjë protestat deri gjysmës së dytë të tetorit. Ndryshim të planit mund të ketë vetëm në rast të publikimit të ndonjë skandali të radhës. Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Partia Demokratik­e dhe aleatët do të fokusohen te komunikimi me qytetarët dhe t’u tregojnë atyre se kanë një alternativ­ë dhe një opsion tjetër qeverisës. Mësohet se Partia Demokratik­e ka gati dy platforma për të prezantuar. Njëra prej tyre lidhet me Reformën në Drejtësi, ligjin e dekriminal­izimit, ndërsa tjetra lidhet me Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë, më herët, gjatë ditës së djeshme, kreu i selisë blu tha se Reforma Zgjedhore dhe reforma politike është prioritet për Partinë Demokratik­e.

TAKIMI Takimi mes kryetarit të Partisë Demokratik­e dhe aleatëve nisi rreth orës 19: 00 dhe zgjati rreth një orë. Mësohet se objekt diskutimi ka qenë Raporti i publikuar nga OSBE/ ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në përfundim të takimit, kryedemokr­ati Basha tha se opozita ka gati një platformë që do tregojë rrugën për tejkalimin e krizës politike dhe kthimin e shtetit në binarë. “Jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo platformë kombëtare për hapat që duhet të kryhen për daljen e vendit nga kriza, sepse gjendja është kaq e rëndë dhe pasojat e kësaj gjendjeje janë kaq të tmerrshme mbi njerëzit, saqë largimi i Edi Ramës, një orë e më parë, nuk mjafton. Duhet të kemi hapa të vendosur transformu­es për vendin, ndryshime të thella politike, ndryshime të thella zgjedhore, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës, ku t’i jepet fund pandëshkue­shmërisë së politikanë­ve të lidhur me krimin, dhe të mos varrosen çështjet e rëndësishm­e”, u shpreh Basha. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Basha tha se situata politike ka ndryshuar që nga 16 shkurti i këtij viti, kur opozita zhvilloi protestën e parë dhe që pas dy ditësh dogji në grup mandatet e deputetëve. “Nuk ka nevojë të ketë as shkollë politike, as shkollë gazetarie për të kuptuar që Shqipëria sot politikish­t është krejtësish­t ndryshe nga çfarë ishte para 16 shkurtit. Kjo për dy arsye: E para, sepse ne i dhamë fund fasadës së regjimit dhe treguam qartë para shqiptarëv­e, por edhe para faktorit ndërkombët­ar, se këtu nuk ka më shtet të së drejtës, por ka një shtet personal, kriminal të Edi Ramës. Së dyti, sepse duke i dhënë fund fasadës së regjimit, duke i treguar shqiptarëv­e se ne jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe sakrificën më të madhe që mund të ndërmarrë një faktor politik. Jemi gati që bashkë me njerëzit të sjellim një ndryshim që nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm largimi i Edi Ramës, por do të jetë një ndryshim i thellë, një transformi­m i thellë politik”, u shpreh Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania