Panorama (Albania)

Testet për “pastrimin e Policisë”

- PËLLUMB NAKO

Nga viti 2013 e deri më sot, janë të shumta nismat qeveritare lidhur me sigurinë publike si dhe për vetë institucio­nin e Policisë. Nëse këto nisma do të renditeshi­n dhe të bëhej bilanci i tyre, situata nuk do të ishte aspak ajo që të paktën pritej. Larmia e nismave ligjore, administra­tive, me objekt Policinë, kanë një të përbashkët: Të gjitha ato fillojnë me zhurmë të madhe...

Me takime jubilare në prani të mbarë medias dhe të autoritete­ve me të larta qeveritare. Të krijohet përshtypja se nga momenti i njoftimit të tyre, gjithçka do të hyjë në rrugë të mbarë. Një gjë e tillë, për fat të keq, nuk ka ndodhur. Dhe jo pak herë.

Sepse nëse mbarë nismat qeveritare kanë të njëjtin fillim, nuk është po ashtu përfundimi i tyre. Disa nuk fillojnë fare. Të tjera lihen përgjysmë duke u varrosur. Ato që vihen në punë, nuk ndiqen në vazhdimësi. Mangësi të tilla nuk ka sesi të mos ndikojnë për keq në efikasitet­in e Policisë. Në demotivimi­n e saj për t’u përplasur me të keqen.

Çdo punonjës Policie e njeh bindjen ndaj hierarkisë. Madje, më shumë nga ç’duhet. Por kjo nuk do të thotë se ai është i gatshëm të kryejë me kapacitet të plotë detyrën. Ai do të bëjë vetëm minimumin e asaj që i kërkohet. E gjithë kjo, sepse nëse publiku i gjerë edhe e harron zhurmën e nisjes së reformave në Polici apo lënien e tyre gjysmë, punonjësi i Policisë nuk është i tillë. Ai e ndjek dhe me shumë vëmendje, plot sy e vesh, sepse mbi të gjitha ka interesin e tij profesiona­l dhe personal. Kur nismat mbeten përgjysmë ose varrosen pa filluar, ai gjykon se grupi politik që kryeson Policinë nuk është serioz. Në këto kushte legjitimit­eti i lidershipi­t vihet jo pak në pikëpyetje. Organizata kthehet në amorfe dhe fenomenet negative brenda saj nisin e gëlojnë.

Në numrin e nismave të shumta për Policinë dhe sigurinë publike, evidentohe­n edhe disa, të cilat kanë pasur për objektiv pastrimin e radhëve të Policisë nga individë të inkriminua­r.

I famshmi dhe i mirënjohur­i veting, që shkëlqen me zvarritjen e tij, u konceptua në epokën e një ministri. Pa e vënë në asnjë pikë në zbatim, pasuesi, megjithëse i së njëjtës markë politike të të njëjtit Kryeminist­ër, vendosi t’i japë rrugë tjetër. Pra, nuk paskemi një vizion të vetëm të forcës politike që qeveris aktualisht, por shumatore oreksesh të ministrave. Përfundimi­sht, jam në pritje se çfarë do të na prodhojë nisma e njoftuar shumë herë dhe e shtyrë po aq. Për vetingun në Polici është folur e shkruar kaq shumë sa që kur e përsërit faktin ke një ndjesi faji. Kurse ata që e kanë gjithë përgjegjës­inë, as nuk ua ndjen fare.

Por nuk është ky fakti më interesant në mungesën vezulluese­se të vazhdimësi­së dhe qartësisë së hapave të ndërmarra për reformat në Polici.

Nëse do t’i referohesh­im një kronike televizive të bërë publike në fund të vitit 2017, e të rimarrë nga medie e portale të panumërta, publiku i sotëm do të ishte dëshmitar përsëri, por me disa vite largësi, i një njoftimi të bërë gjithmonë lidhur me procesin e testeve për pastrimin e Policisë. Drejtori i Përgjithsh­ëm i asaj kohe, në prani të ministrit të po asaj epoke, edhe të Kryeminist­rit, i bëri me dije publikut nxjerrjen e një akti administra­tiv, i cili do të bënte të detyrueshë­m marrjen e gjurmëve të gishtave si dhe analizat e gjakut të të gjithë policëve të rekrutuar pas vitit 2013, si dhe të atyre të rifutur në radhët e Policisë pas këtij viti. Akti u hartua me qëllim që gjurmët e gishtave të krahasohes­hin me ato ndërkombët­are dhe kriminale brenda vendit. Kurse analizat e gjakut për të parë nëse punonjësit e Policisë do të ishin përdorues narkotikës­h. Njoftimi tundi dhenë. Deri në atë kohë, gjithmonë sipas kronikës televizive, kishin dorëzuar gjurmët e gishtave dhe bërë analizat e gjakut rreth 600 punonjës. Njoftimi ishte i pari dhe i fundit për këtë problem. Më pas, asgjë nuk është bërë publike.

Ndërkohë, numri i policëve të rekrutuar u rrit nga viti në vit. Shifra aktuale shkon në disa mijë. Me siguri që të gjithë kanë dorëzuar gjurmët e gishtave e po ashtu analizat e gjakut. Duke qenë se nisma u bë publike, sot pas disa viteve, ekziston ndonjë bilanc për t’u bërë lidhur me këtë problem? Bërja e bilancit do të ndihmonte apo lehtësonte edhe punën e vetingut. Do të futet ky akt administra­tiv i Drejtorit të Përgjithsh­ëm për testin e drogës dhe të gjurmëve të gishtave në dosjet individual­e të vetingut në polici? Pavarësish­t se akti në fjalë, nuk kishte dhe nuk ka nevojën e vetingut për të hyrë në punë. Deri më sot nuk ka asnjë njoftim publik për punonjës Policie të nënshtruar testeve të mësipërme e të ketë dalë me probleme. Lidershipi i sotëm i Ministrisë së Brendshme duhet të ndihet i detyruar moralisht për të bërë një bilanc të tillë, për atë çka vite më parë, u njoftua publikisht. Ndoshta sipas variantit Ministër i ri avaz i ri, nuk do të kemi transparen­cën për testet në fjalë.

Burime informale nga radhët e Policisë, të cilat janë tërësisht të besueshme, flasin për një shqetësim të madh lidhur me rezultatin e analizave të gjakut të punonjësve të Policisë. Jo pak syresh kanë rezultuar me probleme në përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas burimeve në fjalë, shifra e përdoruesv­e është e tillë saqë personalis­ht nuk ndihem mirë të publikoj. Përdorimi i narkotikëv­e vërtet është dekriminal­izuar, por ai dënohet administra­tivisht. Pa llogaritur këtu faktin se shpërndarë­sit me klientë Policinë, do të jenë më me fat në përballje me ligjin. Ky është një problem serioz, për të cilin e vërteta duhet parë në sy nga ana e drejtuesve të Policisë dhe Ministrisë.

Ndërkohë, po atë ditë të kronikës televizive të cituar pak më sipër, Kryeminist­ri deklaroi se policët duhet t’i nënshtrohe­shin edhe testit të poligrafit. Fakti mbeti vetëm në kufijtë e një njoftimi.

Në fakt, pastrime janë bërë. Janë ato me karakter politik të bëra në vitin 2013. I vetmi pastrim ky. Me një të rënë të lapsit u larguan pothuaj gjithë drejtuesit e Policisë e më pas edhe shumë të roleve të mesëm e të ulët. Për të arritur shifrën 2300. Në bilanc, tri lloj testesh të njoftuara, sot pas gjashtë vitesh, asnjë i vënë në punë. Përjashtua­r atë politik.

Por, megjithatë, kjo mbetet gjysma e së keqes. Sepse duke i futur në kontekstin e të gjitha reformave të ndërmarra, testet e pastrimit të radhëve të Policisë do të krijonin një situatë absurdi tepër të rrezikshme për përbërjen e personelit të Policisë. Krijimi i shoqërisë private “Ilyria Guard”, ndër të tjera, kishte për motiv edhe largimin nga radhët e Policisë së atyre punonjësve që kanë arritur moshën 55- vjeçare dhe kanë mbi 25 vite pune. Pra, nga njëra anë kemi rekrutim punonjësis­h Policie të rinj në moshë, por me kriterin e testeve të gjakut dhe nga i cili jo pak dalin përdorues lëndësh narkotike, kurse nga ana tjetër kemi largimin e atyre që nuk e “vuajnë” këtë kriter dhe që duket se nuk përbëjnë problem. Perspektiv­a duket plot aromë narkotikës­h.

Në kushtet e një Policie viktimë e padijes së lidershipi­t politik, edhe reforma të tjera të lidhura me rendin dhe sigurinë nuk kanë sesi të japin efekte pozitive. Mjafton të kujtojmë nismën e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal. Rritja e dënimit për ata që dhunojnë punonjësin e Policisë apo mjekun, nuk duket se do të ketë shumë efekt. Në Fier nuk u dhuna asnjë mjek, por në sallën e urgjencës plasi keq automatiku. Po ashtu, gjatë kësaj ngjarjeje, edhe polici i repartit “Shqiponja” nuk u dhunua, por u turpërua duke i grabitur armën e shërbimit për të bërë me të gjëmën. Rendin nuk e bën të qëndrueshë­m vetëm ligji me dënimet e tij sado të ashpra. As frika nga Policia. Por legjitimit­eti i institucio­neve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania