Panorama (Albania)

Mustafaj: Raporti i ODIHR rrëzon 30 qershorin

Mustafaj: Raporti i OSBE duhet të prodhojë detyrimish­t zgjedhje lokale

-

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Besnik Mustafaj, tha dje se raporti i ODHIR- it rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë një bisede televizive në studion e “News 24”, Mustafaj u shpreh se gjetjet e ODHIR duhen parë me shumë seriozitet. Ai sjell në vëmendje problemet e shumta të evidentuar­a në këtë raport, madje sipas tij, ky raport është më i keq se ai i vitit 1996. “Është një raport që rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit. Thotë se është shkelur ligji, duke filluar që nga mosbotimi në Fletoren Zyrtare i dekretit të Presidenti­t, që KQZ veproi në kundërshti­m me ligjin, që shqiptarët nuk patën zgjedhje, sepse nuk mori pjesë shumica, që u bë presion, që nuk u lejuan vëzhguesit të marrin pjesë në mbylljen e kutive. Unë ju siguroj që raporti i vitit 1996 është më pak kritik se ky raport”, deklaroi Mustafaj. Ish- deputeti i PD- së hedh poshtë aludimet se raporti përfundimt­ar është ndikuar nga të dhënat që u ka ofruar Partia Demokratik­e. Ai theksoi se ODHIR ka pasur një numër të madh vëzhguesis­h në Shqipëri, të cilët kanë parë vetë çdo gjë që kanë shkruar. “Asnjëherë nuk ndikojnë të dhënat, misioni bën vëzhgimet e veta. Opozita nuk ndikoi në substancën e raportit. Shqiptarët nuk patën mundësi zgjedhjeje. Ky është një raport që i thotë gjërat e zeza mbi të bardhë, se klasa politike duhet të nxjerrë konkluzion­et e saj. Në radhë të parë, maxhoranca, e ka detyrim kushtetues”, tha Mustafaj. Ish- diplomati thotë se OSBE/ ODHIR nuk mund të nxjerrë konkluzion­e, por bën vetëm evidentime dhe është politika shqiptare sipas tij që duhet të nxjerrë konkluzion­e. Vetë Mustafaj del në përfundimi­n se ky raport duhet të prodhojë zgjedhje të reja lokale. “Raporti i OSBE duhet të prodhojë detyrimish­t zgjedhje lokale, për t’i dhënë pushtetit vendor larmi. Ne dëgjojmë numrin dy të PS që thotë se Shkodrën do ta qeverisë nënkryetar­i. Kryetari i Shkodrës ka rënë, me shumë gjasa do bjerë edhe i Vorës. Vesi i përfshirje­s së njerëzve të inkriminua­r në PS është bërë i pashëruesh­ëm”, tha Mustafaj. Duke u ndalur te kriza politike, ish- diplomati tha se zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut dhe sa më shpejt të arrihet dialogu, aq më e lehtë do të jetë zgjidhja. Në të kundërt, dora e ndërkombët­arëve do të krijojë spastrime në të dyja kahet politike. “Mendoj se nuk ka zgjidhje pa dialog, sa më shpejt të vinte dialogu, aq më e lehtë do të ishte dhimbja për shqiptarët. Ose do të presim zgjidhje nga jashtë dhe kjo do të ishte një furtunë që do të fshinte të dyja kahet politike. Nuk ka sinjale për dialog. Deklaratat e Ramës me letër nuk janë ftesë për dialog. Ta ftosh tjetrin për dialog dhe të përpiqesh ta përqeshësh, ta injorosh, nuk janë këto ftesa dialogu”, u shpreh Mustafaj. Ndërkohë sipas ish- deputetit të PD- së, opozita nuk duhet të përqendroh­et vetëm te protesta për të arritur objektivin e saj. PD dhe aleatët e saj, mendon Mustafaj, duhet të hartojnë programe, për t’i paraqitur alternativ­ën e vet qytetarëve dhe ndërkombët­areve për t’u bërë e besuar që nesër mund të qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania