Panorama (Albania)

PD: Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinj­ve të Kajmakut

-

Partia Demokratik­e kërkoi shkarkimin e Agim Kajmakut, për shkak se ai ka tejkaluar afatin e dhënies së shenjave të gishtave brenda 3 ditëve. Në një dalje për mediat, sekretari i përgjithsh­ëm i PD, Gazment Bardhi, tha se "Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinj­ve të Agim Kajmakut, në mënyrë që të mbrojë nga shkarkimi kriminelin e Ramës në Bashkinë e Vorës. Sipas ligjit të dekriminal­izimit, kush nuk jep shenjat e gishtërinj­ve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjëherë mandatin dhe shkarkohet"." Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinj, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithsh­me, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës. Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombët­arë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinj­ve. Në një rast të papreceden­t, Posta Shqiptare e përgënjesh­troi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinj­ve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën. Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminal­izimit, është botërisht e njohur - Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut", tha Bardhi. Sipas tij, Prokuroria i ka dalë në mbrojtje Kajmakut, sepse në të kundërt ai do të humbte detyrën. "Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikua­r mosdorëzim­in e gjurmëve të gishtërinj­ve të Agim Kajmakut. Sipas ligjit të dekriminal­izimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinj­ve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjëherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror. Agim Kajmaku është në këto kushte. Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminal­izimit, është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinj­ve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vorës", tha Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania