Panorama (Albania)

Sherr për vendin ku shesin misra, 52- vjeçari bën për spital 4 vetë

Tiranë, Policia arreston 9 persona për krime të ndryshme

-

TIRANE - Nëntë persona janë arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Një 52vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka plagosur 4 persona, duke i goditur me sende të forta. Duket se ngjarja ka ndodhur për një sherr thuajse banal, pasi i dyshuari pretendont­e se i kishin zënë vendin ku shiste misra të pjekur. I arrestuari është shtetasi me inicialet R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Policia tha se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në zonën e "Ali Demit", ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 persona. Në njoftimin për arrestimet e kryera gjatë orëve të fundit, Policia tha se u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç, dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpuni­m". Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K. U arrestua edhe shtetasi M. H., 29 vjeç, për veprat penale "Vjedhja e kryer në bashkëpuni­m e mbetur në tentativë" dhe "Dhunimi i banesës", si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L. Gjithashtu, gjatë natës u arrestua edhe shtetasi M. Ç., 26 vjeç, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimi­t rrugor". Në rrugën "Llazi Miho", ky shtetas ka aksidentua­r me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Është ndaluar për vjedhje shtetasi V. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Dervish Hima" dhe "Mustafa Matohiti" u ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P. Gjithashtu, gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretish­t, Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç, të dy banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar" dhe "Fshehje e të ardhurave". Po gjatë orëve të fundit është proceduar në gjendje të lirë shtetasja Q. A., 51 vjeçe, për veprën penale "Vënie në dispozicio­n të lokaleve për lojëra të palejuara", pasi në rrugën "Lord Bajron", gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të lokalit barkafe, në pronësi të kësaj shtetaseje, u konstatua një kompjuter, i cili dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania