Panorama (Albania)

Zhvarrosja e trupit, nxjerr zbuluar fierakun për vrasjen e gruas

-

Një kërkesë për zhvarrimin e trupit të viktimës Verke Velaj, hapi shqyrtimin gjyqësor për Namik Velajn në Apel. Ky i fundit është dënuar në Shkallë të Parë për vrasjen e gruas së tij, duke e mbytur me shall. Gjatë gjithë procesit, 77- vjeçari ka mohuar autorësinë, megjithëse Prokuroria kishte dorëzuar në Gjykatë një sërë provash që vërtetonin fajësinë e tij. Në fund të procesit, në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda, Namik Velaj u dënua me 35 vite burg, ndërsa ai e vazhdoi betejën e tij në Apel, ku iu pranua edhe zhvarrosja e trupit, për të parë nëse vdekja kishte ardhur nga shkaqe natyrale apo nga asfiksia. Por, edhe pse pretendoi se kjo provë do t'i jepte pafajësinë, duket se ishte vendimtare për të vërtetuar fajësinë e tij. Burime thanë dje se nga aktekspert­imi rezulton që viktima Verkë Velaj ka një krah të dëmtuar, fakt për të cilin kanë dëshmuar edhe familjarë të saj, të cilët e kishin parë para vdekjes. Nga ekspertimi ka rezultuar gjithashtu se ka të dëmtuara rruazat e qafës. Kjo gjë, thonë burimet, vërteton se vdekja është shkaktuar nga asfiksia, pasi i janë bllokuar rrugët e frymëmarrj­es.

HETIMET Prokuroria pretendon se Namik Velaj, gjatë kohës që ka qenë në banesën e tij, së bashku me viktimën Verkë Veliaj, e ka vrarë këtë të fundit me anë të mbytjes, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrj­es në grykë. Ndërsa për të mbuluar krimin, ai i ka vendosur viktimës një shall dhe ka njoftuar njerëzit, me qëllim kryerjen e riteve mortore. Pasi viktima ka ndërruar jetë, si fillim shtetasi Namik Velaj ka njoftuar komshinjtë për vdekjen, më pas familjarët e tij dhe të viktimës, ndërsa ceremoninë e varrimit e kanë bërë të nesërmen. Ato që kanë nxjerr zbuluar krimin e Velajt, sipas hetimeve, kanë qenë bashkëshor­tet e dy vëllezërve të viktimës, të cilat, në një moment, kanë mundur të shohin në qafën e Verkë Velajt shenja të kuqërremta. Ato kanë deklaruar se kanë parë shenja dhune në qafën e saj dhe kështu, 3 ditë pasi është bërë ceremonia e varrimit, një prej vëllezërve të viktimës ka bërë kallëzim në Policinë e Fierit.

 ??  ?? I dënuari Namik Velaj
I dënuari Namik Velaj
 ??  ?? Viktima Verkë Velaj
Viktima Verkë Velaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania