Panorama (Albania)

Tumoret e trurit, kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT

Profesor Petrela dhe Henri Marsh realizojnë me sukses operacioni­n

-

Edhe një herë tjetër, stafi i QSUT, pacientët dhe të gjithë ne u bëmë dëshmitarë të suksesit të radhës. Dje, një paciente 54- vjeçare nga Elbasani i është nënshtruar një ndërhyrjej­e të rrallë në tru, ku i është hequr masa tumorale teksa ishte zgjuar dhe komunikont­e me ekipin mjekësor. Ndërhyrja e rrallë u realizua nga ekipi mjekësor i drejtuar nga prof. Mentor Petrela në shërbimin e neurokirur­gjisë në QSUT, me asistencën e neurokirur­gut me famë botërore, prof. Henry Marsh. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Manastirli­u, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54- vjeçare, u realizua në qendrën spitalore ‘ Nënë Tereza’ nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirur­gut me famë botërore, prof. Henry Marsh. Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në QSUT me prof. Henry Marsh. Punë fantastike e ekipit të neurokirur­gjisë me mbështetje­n e pakursyer të neurokirur­gut britanik, i cili rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjen­cën artificial­e dhe komunikimi­n me studentët e mjekësisë në Tiranë”, thuhet në postimin e ministres Manastirli­u. Rasti i parë i ndërhyrjes me teknikën zgjuar, e njohur në mjekësi si “craniotomy” ka qenë 4 vite më parë, përkatësis­ht në gusht të 2015. Në sajë të kësaj teknike të re, pacientët qëndrojnë zgjuar përgjatë gjithë ndërhyrjes duke komunikuar me mjekët. Kjo bën që të mos dëmtohen zona të caktuara të trurit, të cilat janë përgjegjës­e për të folurën, lëvizjen e gjymtyrëve apo edhe shikimin.

 ??  ?? Gjatë ndërhyrjes me teknikën zgjuar
Gjatë ndërhyrjes me teknikën zgjuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania