Panorama (Albania)

Të shtëna me kallashnik­ovë në lagjen e Prishtinës, dy të vdekur

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së të enjtes në Prishtinë, në Lagjen e Spitalit, ku nga të shtënat me kallashnik­ov në një zonë të populluar, janë vrarë dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Dëshmitarë­t thonë se një nga viktimat ishte një kalimtar, i cili ishte përpjekur të shuante sherrin dhe të qetësonte palët që me sa duket, ishin dy familje fqinje që po përplasesh­in për arsye pronësie. Sipas “Express”, sherri është bërë për disa lokale që gjenden në këtë lagje. Ka pasur të shtëna me armë të shkurtra dhe kallashnik­ovë, sipas Policisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se ndërhyrja e një polici që ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes, ka neutralizu­ar një prej sulmuesve që ka qenë me armë të shkurtër dhe ka arritur ta arrestojë, duke ia marrë armën. Pas të shtënave me kallashnik­ov, i vetmi person që është afruar menjëherë për të ndihmuar ka qenë një i huaj. Ai është dëgjuar duke folur anglisht, duke kërkuar ndihmë. “Mos rrini ashtu si idiotë po ejani ta ndihmojmë, më jepni diçka ta ndihmojmë”, ka thënë ai sipas dëshmitarë­ve, por asnjë nuk është afruar të ndihmojë të plagosurit, deri kur ka mbërritur Policia dhe mjekët. Prokurori i rastit Ilaz Beqiri ka thënë se dyshohet se janë përfshirë tre persona në të shtënat me armë zjarri. “Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person, i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsideroh­et i arrestuar”, tha ai. “Aktualisht njësitë policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, njoftoi Policia. Sipas dëshmitarë­ve, njerëzit që janë prekur nga plumbat, janë dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre, një prej vëllezërve ka vdekur, si dhe një person tjetër që besohet të ketë qenë kalimtari që është përpjekur t’i qetësonte. Sipas “Express”, personat që kanë vdekur janë B. Mehmeti dhe një 47- vjeçar me inicialet M. R. Të plagosurit janë një 76- vjeçar me inicialet G. R dhe një 51- vjeçar me inicialet F. R. Ndërkohë, motra e njërit prej viktimave ka thënë për “T7” se personat që kanë hyrë në konflikt ishin fqinjë.

 ??  ?? Nga vendi ku ndodhën të shtënat në Prishtinë
Nga vendi ku ndodhën të shtënat në Prishtinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania