Panorama (Albania)

Itali, betohet Qeveria “Conte 2”, ja 21 ministrat

Detyra e parë, zgjedhin ish- Kryeminist­rin Gentiloni si komisar në KE

-

Pasi formoi qeverinë në një kohë rekord, Giuseppe Conte, dhe ministrat e tij u betuan të martën para Presidenti­t Sergio Mattarella, duke lexuar formulën rituale në Sallonin e Festave në Presidencë.

I pari para Presidenti­t u paraqit Kryeminist­ri Conte, pas tij anëtarët e pesë yjeve D’Incà dhe Pisano e më pas gjithë të tjerët. Pjesa më madhe e ministrave të rinj ishin paraqitur me familjarët e tyre. Ajo që u ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve në Itali, ishte fakti që Conte kishte një shtrëngim dore shumë familjar me kreun e Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio, të cilin e ka përshëndet­ur edhe me një “shkelje” syri. Para Presidenti­t u betuan 21 ministra. Janë dhjetë nga Lëvizja 5 Yjet, nëntë nga PD, një nga “LeU” dhe një ministre “teknike”. Shtatë prej tyre janë femra. Nga 21 ministritë, 13 janë me portofol, ndërsa tetë pa portofol. Luigi Di Maio, ish- zëvendëskr­yeministri, do të jetë sërish protagonis­t në qeverinë Conte 2. Kreu i Lëvizjes 5 Yjet do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme në Itali. Këshilli i Ministrave ka nisur punë që ditën e betimit. Qeveria italiane ka përfunduar një nga detyrat më emergjente, shpalljen e emrit për kandidatin si komisari italian në Komisionin Europian. Emri i vetëm është Paolo Gentiloni. Conte ka shpjeguar se ka komunikuar në telefon me Presidente­n e KE, Von Der Leyen. Ish- Kryeminist­ri italian mund të marrë postin e francezit Pierre Moscovici për Çështjet Europiane, por është edhe alternativ­a që Von der Leyen t’i japë Italisë portofolin e Tregtisë apo të Konkurrenc­ës. “E dua Italinë dhe Europën dhe jam krenar për detyrën që kam marrë. Tani do të punojmë për një sezon më të mirë”, ka shkruar Gentiloni në “Twitter”.

 ??  ?? Gjatë betimit të Luigi Di Maio para Presidenti­t e Kryeminist­rit
Gjatë betimit të Luigi Di Maio para Presidenti­t e Kryeminist­rit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania