Panorama (Albania)

Gosti vargjesh, Moikom Zeqo: Arti i përsosur, kërcënim, m’i digjni poezitë

“Kam ndjerë praninë ngulmuese të Atij, - që ndali në Golgotë ku iu shkatërrua ‘ natyra njerëzore’ – për të mos humbur ‘ natyra hyjnore’”

-

Një muaj më parë, në kafenenë e tij të preferuar “Golgotë fluturash” e përkëdhelt­e ndër duar si ati fëmijën. Vështirë ta fshehë Moikom Zeqo entuziazmi­n që i fal botimi i librit të tij më të fundit. Një lumturi e shoqëruar me shqetësimi­n e shkrimtari­t për të ardhmen e poezive që thuri. Po përse ky titull, që sjell një fllad vargjesh, të cilat përkëdheli­n shpirtin e bëjnë të turpërohet fama artificial­e e jo pak letrarëve? “Duke e riparë librin tim laboratori­k ‘ Golgotë fluturash’, të poezive të harkut konvencion­al kohor ’ 91- 1999, kam ndjerë në mungesë shekujsh praninë ngulmuese të Atij, - që ndali në Golgotë ku iu shkatërrua ‘ natyra njerëzore – për të mos humbur ‘ natyra hyjnore’”, do të rrëfente shkrimtari. Flutura, si mendimet e tij fener në errësirën e refuzimit të dijes e së bukurës. Flutura si metafora të mbledhura në xhepin e shpirtit të poetit e që derdhin nektarin poezi më poezi. Dikush do t’i nuhasë këto Jerina letrare! Apo do t’i kryqëzojnë siç ndodhi me Krishtin? S’mund të jetë ky vend përjetësis­ht Golgotë për artin e përsosur. E si të mos ndihet në këtë pikë rebelimi i poetit. “Se arti i përsosur/ Është kërcënim/ Ndaj ju lexues/ M’i digjni poezitë/ Ose vrisni veten!”, janë vargje të nxjerra nga blloqet e shkrimtari­t, e që i shkroi gjatë moshës 40- 50 vjeç, të cilat vijnë në këtë përmbledhj­e si vazhdimësi e “Përjetësi me qira”. Ka qenë kjo, etapa e duhur sipas tij për të koncentrua­r mendime, përvoja e reflektime. Rrëzimi i dogmave të socrealizm­it ia bën më të lehtë poetit shpalosjen e përsiatjev­e të brendshme e arritjen më të lartë të estetikës, si përmbushje të synimit të tij. Figuracion­i, gostia e pasur e njohurive e struktura e vargjeve ngërthejnë lexuesin dhe befasojnë si të ishin ylbereve hënore. E befasia, siç akademiku pohon, rrit ndjeshmëri­në, integritet­it dinamikën e imagjinatë­s te lexuesi. “E tillë është befasia, si zemërakja më misterioze që imagjinata ka”, thotë Zeqo. “Golgotë fluturash” zbulon në çdo shfletim grimca nga misteri i poliedriku­t, aq sa mund të zbulohet nga të fshehtat e detit, që siç shkruan, “Është kudo, misteri i tij binjak”. Është ndër librat e tij më të rëndësishë­m. “Në mos më i rëndësishm­i për nga stili. Është si të them ‘ shpikja ime’, personalit­eti, tendenca për lakonizëm të madh e metaforizi­m universal”, shprehet. “Golgotë fluturash” është një vëllim gati “kërcënues” për ata që kanë frikë nga e ardhmja, pasi rrëfen poetin e kohërave që do vijnë. “Gjendem në të Ardhmen/ Duke qëndruar/ Brenda së Tashmes/ se M dhe Z/ Nuk janë/ Moikom dhe Zeqo”, shkruan mendimtari përmes filozofisë së qelqtë. Janë tema ekzistenci­ale që shkrimtari përshkon me varkën e tij poetike, duke iu larguar vrazhdësis­ë e banaliteti­t të realitetit, që edhe pse afro 2 dekada më parë, në disa aspekte mund të jetë më pak vulgare. Së paku për sa i përket politikës, ku ndihet një lloj shkëputjej­e, gati orbitale, nga intelektua­lizmi, por edhe prej vlerave morale. Shkrimtari në atë epokë ka qenë ministër Kulture, por asnjëherë nuk u zmbraps nga studimet, të cilat i vijoi edhe jashtë vendit si në Romë, Athinë, Uashington etj. Për të gjitha këto, Moikomin e urtë, intelektua­lin që s’ra asnjëherë pre e sharjeve, fyerjeve të ulëta, e shqetëson metamorfoz­a verbale që ka pushtuar Parlamenti­n shqiptar. “Kurrë fëmijët e mi, ata që punuan me mua ( aq më pak në institucio­ne), miqtë s’më kanë dëgjuar të them një fjalë të pistë. Ma kanë përmendur shpesh këtë, gati të befasuar”, rrëfen gjatë një prej bisedave për poezinë e tij. I tillë është profesor Moikomi, kur dikush mbush kupën, ai zgjedh të heshtë e të largohet, pasi siç thotë, “Është zbulim! Do të thotë kam humbur kohë e më duhet ta rifitoj”. Ai zgjedh rrugën më të gjatë, ndoshta edhe më të vështirë, atë të dashurisë njerëzore. “Po unë s’i t’i rris fjalët e Dashurisë/ Ashtu siç rriten prej gjyshërve/ Nipat dhe mbesat”, shkruan Zeqo. Të shkruarit për të, është më i miri ilaç. “Sa herë që shkruaj e shoh orën e dorës, për të kuptuar se mund të jem në një tjetër univers”, i tregon lexuesit. Kohët e fundit ka shkruar gjithnjë e më rrallë, jo prej mungesës së dëshirës. Është pena që s’qëndron më në duart që dridhen... Është kujdesur që të nxjerrë në dritë dorëshkrim­et e një jete ( kuptohet disa prej tyre), koshient që pasardhësi­t apo studiuesit do ta kishin të vështirë t’i zbërthyer e gatitur për lexuesin ashtu si ai. Rasti Mallarme me amanetin e papërmbush­ur të “Librit total”, apo ai i Pesoas ku shënimet e pabotuara me 80 pseudonime vendosën studiuesit në vështirësi, aq sa mundën të botojnë veç fragmente me “Librin e shqetësimi­t”, gati e trembin. “Ja shtrëngata­t e mëdha/ Dorëshkrim­et e mia, të frikshme!”, shkruan ai. E nisi me “Laboratori i ëndrrës”, që zbuloi Zeqon 20- vjeçar dhe letërsinë e tij të paimagjinu­eshme për një vend diktatoria­l. Djaloshin e pazakontë që në diktaturë dëgjonte muzikën e Burdon, kuriozohej nga poliedriku Pikaso, pikturat e Botiçellit e guxonte të përkthente Majakovski­n apo francezin Reverdy. “Ç’të bëri përshtypje nga ditari”, - më pyet pas botimit.

- Si është e mundur?,- i them. “Edhe unë vetë habitem, - më përgjigjet. Megjithatë, kureshtja, ajo është thelbësore! Kam qenë tepër kurioz dhe mbaja shënime”, më rrëfen pas botimit të Laboratori­t vitin që lamë pas. Dhe ja! E gjej të zbërthyer shpirtin e poetit në të bekuarën “Golgotë fluturash”, teksa ai gati thërret mes metaforash: “Ju ofroj të gjithëve/ Gjenealogj­inë time/ Prej pelikani!”. Shqetësimi gati gjysmëshek­ullor i shkrimtari­t për personalit­etet e lëna në harresë pas “Përjetësi me qira” ( poezi që i shkroi në vitet ’ 87- 1991) merr zë edhe në këtë vëllim. Për Migjenin, Gjon Buzukun, De Radën, Barletin e të tjerë. “Ndoshta kjo lokomotivë/ E mbetur dhe e vjetër/ Krejt e ndryshkur në shinat e harrimit/ Është vetë Marlin Barleti i dikurshëm?”, shkruan poeti. PAMUNDËSIA, SIKUR POETI TË SHKRUANTE MË SHUMË Në mëngjesin e 7 gushtit, profesor Moikomi sapo ndihet pak më mirë, telefonon. Problemati­kat e aktualitet­it na kishin nxitur të kërkojmë mendimin e tij dhe ai e di mirë se “janë kohëra të vështira” dhe jo çdokush mund të flasë. E gjej të rënë në peshë në mënyrë drastike në një hark kohor të shkurtër. Druaj ta pyes, po marr guximin. Si po e përballon?,- i them me gjysmë zëri. “Jam rritur jetim, – më rrëfen,- jam mësuar të duroj. Vështirë të më dëgjosh të ankohem, por shenjat e sëmundjes janë të forta, dhimbjet ndihen”. Hedh vështrimin te “Golgotë fluturash” që flet përmes dashurisë, që prej kopertinës, e thyej heshtjen. Do flasim për poezinë, – i them,- tek e fundit aty i gjen të gjitha. Çfarë rrufesh gëzimi i jep poetit të flasë për vargjet e tij, sytë i shkëlqejnë si fëmijë, sapo mëson se lexuesi ka kaluar mbrëmjen duke u befasuar nga yjësia e tij e metaforave. Është e çuditshme them me vete – sa fort që e do letërsinë – edhe në të tilla çaste e rrëfen shqetësimi­n e tij për fatin e dorëshkrim­eve e librave që ka botuar. “A do të kuptohen? Do të mbërrijnë te lexuesi?”. E kam të vështirë ta mendoj si e përballon etjen e pashuar për të shkruar, tani që gjendja e tij nuk është e mirë, e muret e bardha e të ftohta të spitalit “Nënë Tereza” ua pengojnë lirinë dëshirave të brendshme. Në mend më vijnë vargjet e tij fluturake: “Në një çast Pamundësia/ Për mua ndryshon gjithçka” Ka kaluar pak kohë, nga kur më rrëfente se aleancën e fortë me kujtesën dhe forcën e vullnetit për të bindur veten se është mirë. “Bëj si kinezët. I them vetes: Jam mirë, jam mirë…”. Sikur magjia e kësaj formule të zgjaste! E poeti të thotë ende: Do ta zgjas kohën/ E udhëtimit tim/ Si çamçakëz/ Në gojën e një King Kongu…”

Moikomin e urtë, intelektua­lin që s’ra asnjëherë pre e sharjeve, fyerjeve të ulëta, e shqetëson metamorfoz­a verbale që ka pushtuar Parlamenti­n shqiptar. “Kurrë fëmijët e mi, ata që punuan me mua ( aq më pak në institucio­ne), miqtë s’më kanë dëgjuar të them një fjalë të pistë. Ma kanë përmendur shpesh këtë, gati të befasuar”

 ??  ?? Libri më i fundit i shkrimtari­t Moikom Zeqos
Libri më i fundit i shkrimtari­t Moikom Zeqos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania