Panorama (Albania)

Italia, me marsh të pestë drejt Europianit

-

Asfaltohet edhe Armenia! Ndoshta nuk ishte aq e lehtë saç ishte menduar, por Roberto Mançini pati të drejtë kur përpara ndeshjes paralajmër­oi për shpejtësin­ë e rivalëve në kundërsulm dhe për formën e tyre fizike më të lartë, sesa "axurrët". Dje nuk u pa Italia e katër ndeshjeve të mëparshme, e cila kishte dhuruar spektakël dhe kishte shkëlqyer në eliminator­e, por e rëndësishm­e është që në fund, të kaltrit kthehen nga Jerevani me fitoren e pestë radhazi në këto eliminator­e dhe vazhdojnë të udhëheqin Grupin J me pikë të plota ( 15). Nëse në fillim të zotët e shtëpisë trembën jo pak italianët, me një gol në kundërsulm të Karapetjan, i cili bën engjëllin dhe djallin për kombëtaren e tij ( gol dhe karton i kuq në pjesën e parë), Beloti fillimisht barazon në të 28- ën, ndërsa Lorenco Pelegrini dhe një autogol i portierit armen vulosin shifrat në 3- 1 për "Axurrët. Dhe falë këtij hapi, pjesëmarrj­a në "Europianin 2020" duket e futur në kasafortë për skuadrën e Roberto Mançinit.

ACAROHET MANÇINI

Italia bën 5 nga 5 në sprintin e saj drejt kualifikim­it për në "Euro 2020", por suksesi kundër Armenisë, pa shkëlqyer, nuk i la një shije të mirë trajnerit Roberto Mançinit, ndonëse ky i fundit i kishte paralajmër­uar vështirësi­të që do të haste në Jerevan. "Nuk jam i nervozuar, pasi e kisha lajmëruar që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u konfirmuan më në formë sesa ne, por në të njëjtën kohë edhe me 10 vetë na hapën shumë probleme. Në kundërsulm janë shumë të shpejtë dhe rrezikuam. Madje, do kisha qenë më i lumtur sikur arbitri t'ia kishte mohuar atë karton të kuq armenëve, pasi 11 kundër 11 nuk do të mbylleshin aq shumë në pjesën e dytë dhe ndoshta do të kisha qenë më i qetë pas ndeshjes. I acaruar me kë? Pikësëpari me startin e ndeshjes, ku menjëherë pësuam një gol prej amatorësh. E them këtë sepse e kisha paralajmër­uar skuadrën që ato do të luanin në kundërsulm, por sërish e pësuam. Më pas u zgjuam, ndonëse në pjesën e dytë manovrat në sulm nuk më lanë një shije të mirë. Kieza duhej të bënte më shumë, prisja që të vinte në lojë cilësitë e tij, por nuk m'u përgjigj. Pastaj, Bernardesk­i më acaroi në disa raste kur mund të kishim mundësinë që ta luanim shpejt topin, ndërkohë që ai e mbante të frenuar. Madje, në disa raste i duheshin 4- 5 prekje për të kryer më pas pasimin. Këto gjëra nuk më pëlqyen aspak, sepse përballë një skuadre që luan në mbrojtje duhet të luash me pasime të shpejta. Gjithsesi, nuk do t'i bërtas lojtarëve të mi, sepse morëm tri pikët, por tani të korrigjojm­ë gabimet tona ndaj Finlandës", tha Maçini.

FLET MIKHITARJA­N

Henrik Mikhitarja­n, kapiteni i Armenisë dhe lojtari më i ri i Romës, pranon humbjen përballë Italisë. "E nisëm mirë, madje edhe pas barazimit 1- 1 patëm një rast të pastër për të rimarrë avantazhin, por nuk ia dolëm, sepse në fund diferencën e bënë individual­itetet e Italisë. Na vjen keq, por edhe pse dhamë gjithçka në fund nuk mjaftoi për të dalë me pikë. Kartoni i kuq? Mua m'u duk një dyluftim normal në ajër, por nuk dua të bëj polemikë me arbitrin", tha 30- vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania