Panorama (Albania)

PRECEDENTË­T ME "GJELAT", MUNGON HEROI I VETËM

-

Shqipëria ka mbërritur në Francë dhe interesimi i mediave më prestigjio­ze franceze është përqendrua­r te mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj.

Revista "France Football" e ka prezantuar lojtarin e linjës së djathtë si kapitenin e Shqipërisë, ndonëse shiriti pritet që të jetë në krahun e Mërgim Mavrajt për këtë duel. "Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë", theksoi 25- vjeçari.

INTERVISTA

Shkodrani ka dhënë edhe një intervistë para gazetarëve të prestigjio­zes "AFP", teksa është ndalur më gjatë për të treguar optimizmin që mbizotëron në kampin kuqezi përpara përballjes me kampionët e botës.

Çfarë i mungon Kombëtares shqiptare?

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e radhës kualifikue­se dhe kalendari këtë herë i rezervon transfertë­n me Francën. Kuqezinjtë numërojnë vetëm një fitore përballë kampionëve të botës, por si për ironi të fatit, protagonis­ti mungon. Ergys Kaçe është lënë në listën e pritjes. Në total janë 7 përballje të tjera me "Gjelat", ku veç atij suksesi në Elbasan, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1- 1 në Francë në nëntorin e 2014ës. Paraqitje pozitive bënë edhe në Europian e 2016- ës, pavarësish­t humbjes "in ekstremis" 2- 0. Veç saj, kuqezinjtë numërojnë edhe 4 humbje të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania