Panorama (Albania)

BASTET, KUNDËR KUQEZINJVE

-

Ishte një eksperienc­ë e paharruesh­me. Unë vërtet mendoj se ne do ta përjetojmë sërish atë ndjesi. Kemi një skuadër të mirë dhe futbollist­ë që stërviten fort dhe punojnë shumë. shumica prej tyre janë në skuadra të mëdha në Europë. Të gjithë e ëndërrojmë që të ndodhë sërish ajo gjë.

Pse janë kaq pak shqiptarë si ju, pra që nuk luajnë në një ekip të madh?

Është shumë e vështirë, sepse shqiptarët konsideroh­en ekstrakomu­nitarë dhe për të tillë lojtarë ka shumë pak vende. Për shembull, njësoj siç ndodh me afrikanët. Duhet të kenë cilësi të jashtëzako­nshme për të gjetur hapësira. Ama, unë besoj se futbollist­ët shqiptarë nuk i kanë parë dhe se do të arrijmë që të tregojnë aftësitë e tyre në vazhdim. Kam besim se shpejt do të ketë shqiptarë në klubet më të mira. Shqipëria do të sfidojë nesër në orën 20: 45 kampionët e botës. Shanset janë minimale, ndonëse e shkuara ka dëshmuar se surprizat mund të ndodhin. E megjithatë, kompanitë më prestigjio­ze të basteve nuk i japin shumë kreditë ekipit të Edi Rejës në këtë 90- minutësh. Një fitore e Kombëtares sonë kuotohet me koeficient­in 21, barazimi me 9 dhe humbja me koeficient­in 1.1. Me këtë logjikë, marrja e ndonjë pike prej kuqezinjve në "Stad de Francë" është gati e pamundur. Sidomos në mesfushë, kemi futbollist­ë premtues dhe na pret një e ardhme e ndritshme. E përsëris që për ekstrakomu­nitarët ka shumë pak hapësira dhe ne duhet të japim shumë në fushë që të kemi sukses apo të bashkohemi me një ekip të mirë.

Luani përballë kampionëve të botës, në një duel aspak të balancuar...

Ne e kemi vërtetuar në "Euro 2016" se dimë që të luajmë kundër Francës. Pavarësish­t humbjes, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe treguam se dimë që të adaptohemi edhe në përballje të tilla.

Çfarë do të bëjë Shqipëria këtë herë?

Nuk do të kemi frikë duke menduar se luajmë kundër kampionëve të botës. Do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë. Edhe pse e dimë që ata kanë lojtarë të shkëlqyer, do të përballemi me ta si ekip, të vendosim zemrën në fushë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është gjithçka e mundur. Ne nuk do të futemi në këtë ndeshje për shëtitje, për të humbur. Mendoj se do t'i bëjmë keq Francës, do t'i krijojmë vështirësi.

Cili është objektivi i Shqipërisë në këtë ndeshje?

Ne duam rezultat. Nuk vijmë për të humbur, edhe pse e dimë që Franca është Franca. Jam i sigurt që me këtë grup dhe këtë trajner kemi mjetet e nevojshme për të treguar vlerën tonë. Shkojmë në këtë ndeshje me idenë për të marrë pikë, një ose tre. Kemi përballë një ekip shumë të fortë, por mund të përballemi me të dhe Shqipëria ka mundësi edhe të fitojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania