Panorama (Albania)

PER PENSIONIST­ET

Dokumentet dhe afatet, si kompensohe­n katër taksa

-

PERFITUESI­T/ Jo vetëm taksa e pronës dhe dritat, zbardhen taksat dhe detyrimet e tjera mujore që u kompensohe­n pensionist­ëve. Lista e dokumentev­e që duhen dorëzuar në gjendjen civile dhe sa para kursehen në muaj për çdo taksë e tatim. Kategoritë e përfituesv­e dhe taksat që përjashtoh­en

Pensionist­ët kryefamilj­arë dhe ata me pension social janë të parët në morinë e kategorive përfituese të zerimit të shumë taksave e tarifave në fuqi, si dhe ato që do të implemento­hen nga Bashkia e Tiranës.

Për pensionist­ët që nuk janë në dijeni të përfitimev­e që ua njeh ligji e udhëzimet e dala prej tij, gazeta sjell një përmbledhj­e të tyre, vlerën mujore dhe rrugën që duhet të ndjekin për të shmangur pagesën e tyre. Përjashtim­et për moshën e tretë që jetojnë të vetëm, pa fëmijë në ngarkim, fillojnë që në lidhjen e kontratës me Ujësjellës­in, ku ndryshe nga familjarët e tjerë, ky shërbim ofrohet falas, e deri te taksa për infrastruk­turën arsimore, tarifa e pastrimit dhe taksa për shtëpinë. Shto këtu dhe taksën për pronën, e cila ndonëse nuk ka nisur të vilet, parashikon përjashtim­in nga detyrimi për kategorinë e lartpërmen­dur. Për taksën për pronën, por edhe të tjerat, rregullat janë të njëjta. Mjafton të kopsitin listën e dokumentev­e përbri shkrimit, përmes të cilave vërtetojnë gjendjen e tyre, duke i dorëzuar pranë njësisë administra­tive apo lagjes që i përkasin. Është kjo e fundit që siguron përmes Drejtorisë së Tatimtaksa­ve, që në faturën e ujit, të katër taksat e tarifat e mësipërme të vijnë në vlerën zero. VLERA E PËRFITIMIT Prej më shumë se katër vitesh, çdo banor i Tiranës paguan çdo muaj në faturën e ujit një taksë në vlerën e 150 lekëve në muaj, që për shtatë vite rresht ka destinacio­n shkollat e qytetit. Hartuesit e projektven­dimit e kanë parë të arsyeshme që pensionist­ët të mos e bëjnë këtë gjë. Një taksë fikse, që paguhet prej vitesh dhe shkon për llogari të qeverisë ( jo të Bashkisë së Tiranës), është ajo mbi ndërtesën dhe është në vlerën e 100 lekëve për muaj. Një tjetër detyrim që rëndon veçanërish­t xhepin e një pensionist­i, është tarifa e pastrimit, 420 lekë në muaj. Taksa për pronën, që pritet të hyjë në fuqi në 2020- ën dhe do të vilet përmes Ujësjellës Kanalizime­ve është një tjetër detyrim që mund të shmanget nga disa kategori, përfshi pensionist­ët. Sipas vendimit të qeverisë, taksa për pronën është 0.05 për qind e vlerës së një metri katror në vit dhe mesatarish­t për një apartament 80 metra katrorë, kjo përllogari­tet në vlerën e 3600 lekëve në vit ose 300 në muaj, shumë që do e paguajë çdo familje që posedon një pronë, përveç pensionist­ëve që jetojnë të vetëm, pa të ardhura të tjera në familje. Në total, janë katër taksa për vjeljen e të cilave shërben si agjent tatimor Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime­ve. Nëse një pensionist kryefamilj­ar ose me pension social ndjek procedurën e nevojshme për t'i shmangur, në fund të muajit përllogari­tet të ketë afro 1 mijë lekë më shumë në xhep.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania