Panorama (Albania)

Legalizime­t, familjet që marrin tapitë në Tiranë

Agjencia e Kadastrës publikon listën e re me 1096 familje që marrin tapitë e legalizimi­t në Tiranë. Emrat e përfituesv­e të rinj dhe procedurat që duhet të ndjekin

-

Agjencia e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar dje emrat e qytetarëve, që kanë gati lejen e legalizimi­t.

Janë mbi 1 mijë familje, të cilat duhet të paraqiten në sportelet e Agjencisë për të nisur procedurat e regjistrim­it dhe marrjes së certifikat­ës së pronësisë.

MARRJA E TAPISË

"Personat që gjejnë emrin në ketë listë, janë të lutur të paraqiten pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun për të plotësuar aplikimin tuaj. Ju keni fituar lejen e legalizimi­t, por duhet të plotësoni dokumentac­ionin përkatës për t'u pajisur me certifikat­ën e pronësisë.

Specialist­et e ASHK- së Vendore Tirana Rurale 1 do të jenë në dispozicio­nin tuaj për t'ju orientuar me shërbimet, që duhet të aplikoni pranë sporteleve të ADISA- s", thuhet në njoftimin e Agjencisë. Në këtë fazë të dytë, të vetmin detyrim që do të kenë qytetarët është shlyerja e tarifës së shërbimit, e cila është në vlerën e 8 mijë lekëve.

LEJET

Në të gjithë vendin janë mbi 80 mijë familje, cilat edhe pse e kanë marrë lejen e legalizimi­t nga ALUIZNI, nuk e kanë ende në duar tapinë. Me reformën e ndërmarrë, regjistrim­i i këtyre pasurive do të bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Kjo strukturë e re do të ketë si sfidë të parë të saj zerimin e praktikave të prapambetu­ra, duke pajisur këto familje me një titull pronësie që ka vlefshmëri ligjore. Regjistrim­i i këtyre lejeve do të bëhet në një sistem të posaçëm. Kjo do të bëhet për të marrë kohë deri në përmirësim­in e dokumentac­ionit hartografi­k. Nga ana tjetër, qytetarët nuk do të jenë të penalizuar, pasi pajisja e tyre me dokumentin e pronësisë do të bëhet menjëherë, ndërkohë që regjistrim­i përfundimt­ar do të jetë një procedurë, e cila do të jetë në ngarkim të Kadastrës me zero detyrime për qytetarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania