Panorama (Albania)

Kryemadhi mesazhe për Luftën e politikat e majta, Ruçi thyen akujt, shkon në 15- vjetorin e LSI- së

“Festa jonë përkon me 75- vjetorin e çlirimit të atdheut, LANÇ ngjarje e madhe krenarie, po mohohet me harresën e turpshme qeveritare”

- MARINGLEN KUME

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi dje Kryeminist­rin Edi Rama se ndjek politika diskriminu­ese dhe përçarëse për qytetarët.

Sipas Kryemadhit, për shkak të politikave të këqija ekonomike dhe sociale të ndjekura nga qeveria e këtyre 6 viteve, të rinjtë e vendit po e shikojnë të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Këto akuza kryetarja e LSI- së i bëri nga Pallati i Kongreseve gjatë ceremonisë festive me rastin e 15- vjetorit të krijimit të kësaj partie. Kryemadhi tha se LSI- ja i ka shpëtuar goditjeve të paprincipt­a që synonin eliminimin e tyre politik dhe theksoi se misioni i LSI- së është të kthejë të majtën në “shina”. “Sot, bota politike, intelektua­le dhe akademike, nga vendi më i vogël i rruzullit e deri te më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqipëri, fatkeqësis­ht për kushtet dhe veçoritë, sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend, që ka mpirë shoqërinë dhe po i çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimi­t të shoqërisë sonë dhe pabarazisë në të”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së tha se vetëm një politikë e majtë moderne mund të shuajë pabarazinë ekonomiko/ sociale në Shqipëri. “Unë jam e vëmendshme ndaj çdo alternativ­e ekonomike që shpaloset nga çdo krah, nga çdo parti e djathtë, e qendrës apo kudo qoftë. Por njëkohësis­ht jam e bindur dhe e ndërgjegjs­hme që Shqipëria nuk shpëton nga drama e pabarazisë pa një të majtë të fortë e moderne, të hapur e të shëndetshm­e e mbi të gjitha që të ketë të shenjtë interesat kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, u shpreh Kryemadhi. Pas aktiviteti­t në Pallatin e Kongreseve, LSI organizoi një koktejil në hotel “Rogner” ku morën pjesë mjaft figura të rëndësishm­e si diplomatë, politikanë, gazetarë etj. Në 15- vjetorin e LSI- së ra në sy prezenca e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është ndër figurat më të rëndësishm­e në Partinë Socialiste. Ruçi është fotografua­r në prani të kryetares së LSI- së, Monika Kryemadhi.

LANÇ Kryetarja e LSI- së vlerësoi 75- vjetorin e çlirimit të atdheut dhe rolin e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, por akuzoi për harresë qeverinë për të festuar këtë ditë. “Për mua si kryetare e LSI- së dhe për të gjithë ne, anëtarët, simpatizan­tët dhe votuesit e LSI- së, është një moment fatlum dhe rastësi e bukur që 15- vjetori i krijimit të partisë sonë koinçidon me 75- vjetorin e çlirimit të atdheut, të kësaj ngjarjeje të madhe krenarie, sepse Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare dhe Antifashiz­mi si vlera e saj universale, jo vetëm i sollën popullit lirinë, por e bënë Shqipërinë kontribuue­se të denjë në koalicioni­n antifashis­t botëror, në koalicioni­n e madh të vlerave e të sakrificav­e, mbi të cilat u ngrit Europa e Bashkuar. Ne jemi krenarë për historinë tonë, por ndihemi përherë të detyruar ta nderojmë atë, të nderojmë sakrificat e një populli të tërë dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë, që nuk mund të përbalten dhe as të mohohen me harresën e turpshme qeveritare, që në këtë jubile të lavdishëm nuk thotë asnjë fjalë e as e përmend 75- vjetorin e çlirimit të atdheut!”.

ALTERNATIV­A Kryetarja e LSI- së foli edhe për krizën politike, në të cilën vendi ndodhet prej 9 muajsh. Kryemadhi tha se opozita nuk mund të merrte dot pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi ato nuk garantonin siguri. Sipas kryetares së LSI- së, protestat e opozitës e kanë dhënë mesazhin e tyre, por ato nuk mjaftojnë. “Ndaj, sfida jonë vazhdon të mbetet rikthimi i shpresës dhe besimit te një e majtë e vlerave dhe e principeve, që do mund ta nxjerrë vendin nga bataku ku e ka zhytur Edi Rama. Për këtë, të gjithë së bashku duhet të kthejmë demokracin­ë në normalitet”, tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryemadhi e Ruçi, dje në festën e LSI
Kryemadhi e Ruçi, dje në festën e LSI
 ??  ?? Ruçi e Kryemadhi, dje në festën e LSI
Ruçi e Kryemadhi, dje në festën e LSI
 ??  ?? Kryemadhi, dje gjatë fjalës në Pallatin e Kongreseve
Kryemadhi, dje gjatë fjalës në Pallatin e Kongreseve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania