Panorama (Albania)

Lajme të mira para 6 tetorit

- VETON SURROI

1. Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë prodhuar lajm të mirë ende pa u mbajtur ato. Në fakt, kanë prodhuar disa sosh që mund të futen në një fjali të zgjatur dhe befasuese: Qeveria e Kosovës mund të udhëhiqet nga Albin Kurti ose Vjosa Osmani, AAK- ja ka nënshkruar marrëveshj­e koalicioni për drite dhe PDK- ja po përpiqet të prijë në luftë kundër korrupsion­it dhe...

nepotizmit. Që të gjitha këto janë një evoluim i rëndësishë­m për të gjitha subjektet politike veç e veç dhe për Kosovën në tërësi. Pra, të fillojmë nga së pari. Përgatitun­i për Qeverinë “Kurti”. Kështu shkruajnë aktivistët e VV- së dhe për dallim prej herëve të kaluara, kjo tashmë nuk tingëllon si parullë partiake, por edhe si mundësi reale. VV ka treguar një konsistenc­ë në qëndrimet e veta politike gjatë një periudhe dhe ka treguar se mund të lëvizë prej margjinave drejt Qendrës, pra, hapësirës së pranueshmë­risë politike të njerëzve që nuk janë ithtarë të VV- së. Gjatë viteve të rezistencë­s ndaj keqqeveris­jes dhe dëmtimit të interesave shtetërore, VV dhe Albin Kurti në veçanti kanë treguar po ashtu kapacitet që për këtë të kërkojnë aleanca brenda shtetit dhe jashtë tij. Puna tashmë gati njëvjeçare mes VV- së dhe LDK- së për krijimin e një koalicioni qeverisës krijoi një dimension krejtësish­t të ri mes dy partive që synojnë identiteti­n e qartë europian, të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë. Hapi i fundit i z. Kurti, oferta që në koalicioni­n parazgjedh­or me LDK- në listës t’i prijë kandidatja e LDK- së, Vjosa Osmani, tregoi pjekurinë e subjektit që synon qeverisjen. 2. Vjosa Osmani mund të jetë lajmëtare e ndryshimit më të madh në LDK prej vdekjes së dr. Rugovës. Ajo përfaqëson lëvizjen e trefishtë prej margjinave drejt Qendrës, brenda LDK- së. Pozicioni i saj qe margjinal brenda Partisë, si një zë opozitar brenda saj e konsekuent ndaj theqafjes ku po i fuste LDK- në dhe vendin bashkëjete­sa me PDK- në. Pozicioni i saj qe margjinal, po ashtu, me faktin se qe zë femre, zë ende jo i fuqishëm sa duhet në LDK, në veçanti, apo në politikën kosovare në përgjithës­i. Dhe, pozicioni i saj qe margjinal sepse bën pjesë në një grupmoshë të aktivistëv­e të “rinj”, e cila nuk është spikatur në udhëheqjen e kësaj partie.

Fakti që LDK- ja, në të gjitha nivelet udhëheqëse të saj, arriti ta kandidonte me konsensus të plotë një grua për kryeminist­re në saje të meritave të saj, flet shumë për evoluimin brenda LDK- së të prirë nga dr. Mustafa. Dhe fakti se një kryeminist­re e kandiduar nga LDK- ja nuk tingëllon si parullë aktivistës­h të zellshëm, por si mundësi reale, flet po ashtu si në rastin e Albin Kurtit, për lëvizje të rëndësishm­e brenda shoqërisë kosovare. Fjalori qytetar dhe intelektua­l i këtyre dy kandidatëv­e për të drejtuar Qeverinë në shoqëri të tjera mund të duket si normalitet, por vetëm tash normalitet­i po duket të ketë gjasa të shndërrohe­t në mundësi reale. 3. Nënshkrimi i marrëveshj­es së koalicioni­t parazgjedh­or mes AAK- së dhe PSD- së mund të duket si lajm trivial dhe i këtillë ndoshta do të duket në zgjedhjet që do të vijnë pas këtyre të 6 tetorit. Por, për këto zgjedhje, ishte një lajm i mirë për Kosovën, sepse kut matës janë zgjedhjet e kaluara, të vitit 2017. Për dallim prej tyre, koalicioni të cilin e lidhi AAK- ja ishte duke iu afruar mesnatës, orëve të fundit të afatit, kur mund të dorëzohesh­in koalicione­t parazgjedh­ore. AAK- ja vendosi të futej në pazare të orëve të fundit, dhe me bekimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetues­e e futi tërë vendin në atë pazar. Qeveria e krijuar prej koalicioni­t të mesnatës ishte kulminacio­ni i demonstrim­it të kapjes së shtetit nga injoranca - një listë e pafund njerëzish të futur në institucio­net e vendit me të vetmin kualifikim - besnikërin­ë ndaj prijësve fisnorë.

Ndaj, momenti kur kryetari i AAK- së dhe ai i PSD- së dolën në pikë të ditës dhe në suaza të një normalitet­i bukur larg afateve të dorëzimit të listave nënshkruan një marrëveshj­e koalicioni, bënë një hap të rëndësishë­m përpara. Treguan, së paku në rastin e z. Haradinaj, se nuk po bëjnë lëvizje paniku prej humbjes, por që synojnë një bashkërend­itje resursesh e interesash drejt fitores. 4. Dhe, në fund, Partia Demokratik­e e Kosovës ka shndërruar në temë kryesore të veten zgjedhore luftën kundër korrupsion­it e nepotizmit. Kjo nuk do ta befasonte kënd në asnjë shoqëri në Europë; çdo parti në cilindo shtet ku korrupsion­i është problem, shpall si temë kryesore të angazhimit të vet luftën kundër korrupsion­it. Natyrisht, çështja është se këtu nuk jemi si në çdo shtet tjetër europian dhe PDK- ja nuk është si çdo parti në cilindo shtet tjetër. PDKja, Partia Demokratik­e e Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar si një organizatë e ndërtuar mbi aktivitete të ndryshme krimi e me qëllim që nëpërmjet korrupsion­it e nepotizmit ( dhe klientiliz­mit) ta kapë shtetin e Kosovës. Në momentin kur PDK- ja shpall luftë kundër korrupsion­it e nepotizmit ( dhe krimit), i ka shpallur luftë vetes. Dhe, kjo duhet të jetë hutuese për ithtarët e kësaj partie: nëse ajo nuk do të jetë e përfshirë në korrupsion, nepotizëm e klientiliz­ëm, cila do të jetë vlera e saj e shtuar? Përse të votohet për një parti të këtillë kot?

Udhëheqja e PDK- së mund të besojë se ky lajm i mirë për Kosovën - lufta kundër korrupsion­it e nepotizmit - është i mirë edhe për PDKnë. Por, në marrëdhëni­e të tregut elektoral, kjo është e njëjtë si shpallja e rrjetit të pikave të karburante­ve se prej 1 tetorit nga pompat në vend të benzinës dhe dieselit do të shitet vetëm uji mineral i karbonuar.

Shpjeguar kështu, vendimi i udhëheqjes së PDK- së tregon guxim. 5. Diçka, në mënyrë evidente, po ndryshon në Kosovë. Më 7 tetor dhe në ditët pas zgjedhjeve të konsumuara drejt ndërtimit të koalicioni­t qeverisës do të shohim drejtimin dhe thellësinë e ndryshimev­e.

Natyrisht, çështja është se këtu nuk jemi si në çdo shtet tjetër europian dhe PDK- ja nuk është si çdo parti në cilindo shtet tjetër. PDK- ja, Partia Demokratik­e e Kosovës, ka lindur dhe është zhvilluar si një organizatë e ndërtuar mbi aktivitete të ndryshme krimi e me qëllim që nëpërmjet korrupsion­it e nepotizmit ( dhe klientiliz­mit) ta kapë shtetin e Kosovës. Në momentin kur PDK- ja shpall luftë kundër korrupsion­it e nepotizmit ( dhe krimit), i ka shpallur luftë vetes. Dhe, kjo duhet të jetë hutuese për ithtarët e kësaj partie: nëse ajo nuk do të jetë e përfshirë në korrupsion, nepotizëm e klientiliz­ëm, cila do të jetë vlera e saj e shtuar? Përse të votohet për një parti të këtillë kot?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania