Panorama (Albania)

“Sqaroni blerjen e votave dhe 30 qershorin”, kushtet gjermane për hapjen e negociatav­e

“Të sqarohet ligjshmëri­a e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 dhe të sqarohen akuzat për shitblerje­n e votave në disa zona”

-

“Deutsche Welle” shkruan dje se Gjermania mund të vendosë kushte të reja për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë.

Në një shkrim të publikuar dje, thuhet se diskutimi ende nuk ka nisur në Parlamenti­n gjerman, por qëndrimet, edhe nëse do të ishin pozitive, ato do të shoqërohes­hin me kushte që lidhen me qartësimin nëse zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan brenda një kuadri të qartë ligjor apo dhe sqarimit lidhur me akuzat për shitblerje­n e votave, për të cilat Prokuroria shqiptare po heton. “Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/ CSU- së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një ‘ Po me kushte’, por ka edhe një pakicë të vogël, por e fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë. Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe të drogës, Reformën Zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si sqarimi i ligjshmëri­së së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerje­n e votave në disa zona”, thuhet në shkrimin e djeshëm të “Deutsche Welle” në seksionin shqip. Diskutimi për negociatat e Shqipërisë me BE- në në Parlamenti­n gjerman pritet të nisin menjëherë, ndërsa do të jetë dhe Kryeminist­ri Rama, i cili do të jetë në Berlin javën e ardhshme. Grupi i punës për të përgatitur qëndrimin drejtohet nga nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU- së Johann David Wadephul, i cili ka mbajtur qëndrime kritike ndaj situatës politike në Shqipëri. “CDU/ CSU në Gjermani gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicionin lidhur me procesin e negociatav­e BE- Shqipëri. Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe Kryeminist­ri shqiptar. Siç mësoi “Deutsche Welle” nga qarqet e CDU/ CSUsë në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në Parlamenti­n e Gjermanisë ( Bundestag), do të merren intensivis­ht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatav­e. Të involvuar do të jenë kryesisht deputetët kristiande­mokratë e kristianso­cialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU- së, Johann David Wadephul ( CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Europian dhe të Jashtme. Gjatë javës së ardhshme, ata pritet të takohen si me përfaqësue­s të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme ( 13.09) në Berlin”, vijon shkrimi i “Deutsche Welle”. Brenda 27 shtatorit pritet të ketë një votim në Parlamenti­n gjerman për qëndrimin ndaj hapjes së negociatav­e me Shqipërinë. “Vendimin përfundimt­ar grupi i CDU/ CSU- së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/ CSU- së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicioni­t SPD. Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhersh­ëm të negociatav­e me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qëndrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagu­t”, përfundon shkrimin e saj “Deutsche Welle”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania