Panorama (Albania)

Çfarë do bëhet me arsimin e lartë…

- DR. KLODIAN MUÇO

Sipas të dhënave të UNESCOs për 2018, studentët shqiptarë të regjistrua­r në një nga universite­t e botës ka qenë 17.400, nga të cilët 10.700 janë të regjistrua­r në universite­tet italiane. Numër ky që pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme në ditët në vijim, pasi, sipas disa të dhënave paraprake, mbi 5000 maturantë këtë vit kanë aplikuar në universite­tet jashtë Shqipërisë. Kjo shifër përbën gati 20% të numrit të përgjithsh­ëm të maturantëv­e kalues...

Pra, nga një anë, numri i maturantëv­e është në "rënie të lirë", duke kaluar nga 39.600 që ishte në 2014- 2015 në 35.000 për 2018- 2019, nga ana tjetër kjo rënie shoqërohet me një rritje të vazhdueshm­e të numrit të maturantëv­e më të mirë që dëshirojnë të studiojnë jashtë.

Sot, 12.5% e studentëve studiojnë në një universite­t të huaj, për këtë tregues që është si "fytyra e Joker" ne jemi të parët në rajon.

Në fakt, të studiosh jashtë është një eksperienc­ë që të ndryshon jetën, të jep mundësi të zhvillosh kompetenca të reja dhe të zgjerosh horizontin. Përbën një hap para për një të ardhme ndërkombët­are, si në nivel personal, ashtu edhe në atë profesiona­l. Të ndihmon në formimin e kontakteve profesiona­le jashtë dhe në zgjerimin e network- ut të njohjeve.

Studimi jashtë apo në universite­tet e huaja në Shqipëri të jep mundësinë të perfeksion­osh një gjuhë të dytë dhe të ndërvepros­h me njerëzit e vendit, të cilët kanë një kulturë tjetër.

Po ashtu, ikja jashtë të bën më të pavarur, të mëson të menaxhosh financat personale si dhe rrit ndjeshëm perspektiv­at për gjetjen e një pune, qoftë në vendin tënd, qoftë në një shtet tjetër të huaj.

Sigurisht që të studiosh në një nga universite­tet prestigjio­ze të botës kushton relativish­t shumë.

Në universite­tet amerikane, taksat shkojnë nga 41- 56 mijë dollarë në vit, ndërsa kosto e jetesës shkon nga 14- 22 mijë dollarë në vit.

Në universite­tet angleze taksat shkojnë nga 21- 41 mijë dollarë, me një kosto jetese që shkon nga 8- 19 mijë dollarë në vit.

Në universite­tet italiane, taksat shkojnë nga 1- 13 mijë dollarë, ndërsa kosto e jetesës shkon nga 6- 12 mijë dollarë.

Natyrshëm lind pyetja; se pse kushtojnë kaq shumë universite­tet në fjalë dhe cili është motivi që i bën kaq të shtrenjtë?

Sipas një studimi, i cili ka përfshirë 42 mijë managere, të cilët u pyetën se nga cilat universite­te do t'i dëshironin të diplomuari­t që do të merrnin në punë, 25% e tyre u përgjigjën se do të vlerësonin të diplomuari­t nga universite­tet në varësi të pozicionit që kanë arritur ish- studentët e tyre, 25% u përgjigjën se do të vlerësonin më tepër cilësinë e lidhjeve direkte që ka krijuar universite­ti me tregun e punës, 10% do të vlerësonin universite­tet që në stafin e tyre kishin dhe profesioni­stë/ manager, 10% vlerësonin universite­tet, nga të cilat të diplomuari­t kishin % më të lartë të punësimit brenda një viti. Ndërsa pjesa e ngelur vlerësonte cilësinë e klasave dhe stafin akademik të universite­teve.

Nisur nga faktet e mësipërme, ku numri i maturantëv­e është në rënie, numri i studentëve që ikin jashtë është në rritje, ndërsa numri i studentëve në IAL- të shqiptare ka rënë me 19% në 5 vitet e fundit, çfarë mund të bëjë Shqipëria për t'i bërë ballë këtij problemi?

Së pari, nevojitet reduktimi i numrit të institucio­ne të Arsimit të Lartë, ka akoma universite­te që vetëm emrin kanë të tillë.

Ne vazhdojmë të kemi gati 8 herë më shumë Universite­te për 1 milionë banor se sa Anglia që ka sistemin arsimor më të mirë në botë.

Së dyti, në Shqipëri buxheti për arsimin është më pak se 3% e PBB- së, ndërkohë që vendet e OECD e kanë nga 5- 8%, nga i cili 1- 3% shkon për IAL- të, ndërsa në Shqipëri për to shkon vetëm 0.5% e PBB. Pa para nuk ka arsim.

Së treti, jemi vendi me nivelin arsimor ndër më të dobëtit në Europë. Ndoshta kemi të diplomuar, por këta të diplomuar nuk kanë kompetenca­t e nevojshme për degën që kanë studiuar apo tregun e punës. Pra, sistemi jonë edukativ është i paaftë për të transmetua­r kompetenca­t e duhura ekonomisë që çdo ditë e më tepër bazohet te capability.

Nevojitet reformim kurrikulas­h në universite­te për të nxjerrë cilësi dhe jo sasi.

Nevojitet që në administra­tën publike të premiohen ata me rezultate më të larta nga universite­tet më cilësore, të rankuara më mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania