Panorama (Albania)

“Meta e paska personale”, debati i deputetëve të PS me këshilltar­in e Presidenit

Fino: “Meta e paska personale me mua si relator”. Këshilltar­i i Presidenti­t: “Asgjë personale, po kërkojmë të ruajmë autonominë vendore”

- MARIGLEN KUME

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar të premten dy dekretet e radhës të Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë, atë për ligjin nr. 139/ 2015 “Për vetëqeveri­sjen vendore” dhe ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Kundër dekretit të kreut të shtetit votuan edhe disa nga deputetët e opozitës së re. Në javën e parë të sesionit të ri parlamenta­r, komisionet parlamenta­re kanë rrëzuar 7 dekrete nga 9 që ka kthyer kreu i shtetit në Kuvend. Këshilltar­i juridik i kreut të shtetit, Bledar Dervishaj, u kërkoi deputetëve që ta miratojnë dekretin e Presidenti­t për ligjin për vetëqeveri­sjen vendore, pasi ndryshimet e bëra në dy nene nga relatori Fino, ulin rolin vendimmarr­ës të këshillave bashkiakë, lidhur me vendime që kanë të bëjnë me tjetërsimi­n dhe dhënien me qira të pronës publike. Si relator i ndryshimev­e në ligj, por edhe në shqyrtimin e Dekretit të Presidenti­t, deputeti i maxhorancë­s, Bashkim Fino, i konsideroi rezervat e Presidenti­t si të pavenda, madje edhe tendencioz­e ndaj tij personalis­ht. Sipas Finos, për herë të parë rezervat e Presidenti­t i drejtohesh­in relatorit dhe jo vetë Kuvendit, ndërkohë që argumentoi se ulja e votave të Këshillit Bashkiak nga 2/ 3 në ½ aplikohet vetëm për rastet e qiradhënie­s dhe se është bërë për të rritur autonominë e organeve të qeverisjes vendore. Ndërkohë që ishin 4 nenet e Kodit të ri Penal, ndaj të cilëve institucio­ni i Presidenti­t ka paraqitur rezerva të forta. E pranishme gjatë punimeve të komisionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i rrëzoi pretendime­t e Presidenti­t me argumentin se ndryshimet në Kodin penal kanë si qëllim mbrojtjen e zyrtarëve dhe institucio­neve shtetërore dhe dënimin e nëpunësve publikë që shkelin ligjin. Ndërsa sipas deputetit Braho, kthimet e dekreteve të Presidenti­t nuk kanë qenë dinjitoze.

DEBATI Bledar Dervishaj: Gjatë shqyrtimit parlamenta­r nga relatori janë bërë disa ndryshime, të cilat cenojnë procesin vendimmarr­ës të këshillave bashkiakë në lidhje me tjetërsimi­n e pronave publike. Këto ndryshime janë të pajustifik­uara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në këshillat bashkiakë dhe vendimmarr­jes së tyre, nuk garanton mbrojtjen e interesit publik.

Bashkim Fino: Po vërej me keqardhje, personale e kam këtë jo politike, që i gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Tani, me çfarë duket, ose Presidenti e ka personale me mua, ose ju si këshilltar e keni personale me mua. A thua se unë si relator qenkërkam një relator antikushte­tues. Tani më lejoni t’ju them dhe t’ju drejtohem mediave, se Presidenti im i nderuar, që unë kam shumë respekt, para se t’u bënte President, ka qenë 4 vjet kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai i di mirë procedurat se si veprohet kur një projektlig­j vjen nga qeveria apo një grup deputetësh në Parlamenti­n shqiptar, se e ka drejtuar për 4 vjet atë. Në çdo komision përkatës ka një relator që përgjigjet për projektlig­jin, në rastin konkret dhe që e paraqet para kolegëve në çdo komision. Është komisioni dhe relatori ai që bën ndryshimet e nevojshme, ose që nuk bën ndryshime fare, dhe pastaj në fund definon seanca plenare. Këtë praktikë kam ndjekur unë z. Ilir Meta, kur ti ishe kryetar Kuvendi dhe këtë praktikë kam ndjekur edhe sot.

Bledar Dervishaj: Jo për të debatuar me relatorin e projektlig­jit, por më duhet ta saktësoj pozicionin e Presidenti­t. Vlerësimi i një ligji bëhet vetëm mbi atë që ligji flet vetë, aktin e miratuar dhe procedurën parlamenta­re. Në qoftë se është cituar relatori në relacionin e Presidenti­t të Republikës dhe arsyet e dekretit, kjo ka të bëjë me faktin e konstatimi­t, gjetjet gjatë procedurës së të gjithë konstatimi­t të ligjit dhe nuk ka asgjë personale në këtë proces. Sa i takon arsyetimit me përmbajtje­n e dy neneve 3 apo 4, ne e kemi sqaruar qartësisht se në konceptin tonë zhvillimi i pronës dhe bashkëpuni­mi me një subjekt privat sjell tjetërsimi­n e saj në të tria palët.

Bashkim Fino: S’po flas për çështjen e dytë, po flas për çështjen e parë. Z. Dervishaj, faleminder­it që më qetësove, sepse s’më kishte zënë gjumi që kur e lexova dhe thosha me vete “ore çfarë ka Presidenti dhe këshilltar­ët ligjorë me mua si relator?!”. Por më lejoni t’ju them që është rasti i parë që në kthimin e një dekreti, në rastin konkret, sapo e lexova në relacion, përmendet vetëm relatori. Këtu më qetësove me këtë që më the, që nuk kemi gjë personale, faleminder­it shumë. Bledar Dervishaj: Mund të shtoj edhe diçka? Bashkim Fino: Jo, s’mund të flasësh ti pas meje! Bledar Dervishaj: Është rasti i disatë, që në arsyetimin e Presidenti­t përmendet relatori. Dhe rasti më i fundit që më duhet t’jua kujtoj, është relatori Arben Ahmetaj, për ligjin për koncesione­t.

Spartak Braho: Zoti Dervishaj, po ia hiqni tullat Presidenti­t. Nuk është dinjitoze që Presidenti të kërkojë rregullimi­n e teknikës legjislati­ve. Në 21 dekrete, ju nuk keni ngritur asnjë problem të mirëfilltë kushtetues. Bëhuni me dinjitoz.

Bledar Dervishaj: Kam përshtypje­n që ndoshta është ulur cilësia e vendimmarr­jes legjislati­ve të Kuvendit, jo e Presidenti­t.

Spartak Braho: Zoti Dervishaj, po ia hiqni tullat Presidenti­t. Nuk është dinjitoze që Presidenti të kërkojë rregullimi­n e teknikës legjislati­ve. Në 21 dekrete, ju nuk keni ngritur asnjë problem të mirëfilltë kushtetues. Bëhuni me dinjitoz.

Bledar Dervishaj: Kam përshtypje­n që ndoshta është ulur cilësia e vendimmarr­jes legjislati­ve të Kuvendit, jo e Presidenti­t

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania