Panorama (Albania)

Taksisti merret peng, e dhunojnë dhe i grabisin dy mijë euro

Ngjarja, kur i dëmtuari po pinte kafe. Pronari i lokalit bashkë me mikun e tij e morën me forcë, e mbajtën dy orë në një dhomë

-

Një taksist është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është grabitur teksa pinte një kafe në një lokal në periferi të qytetit të Elbasanit.

Edhe pse është kërcënuar për disa orë që të mos tregojë në Polici për tmerrin që ka përjetuar, taksisti sapo është lënë i lirë nga pengmarrës­it, është paraqitur në Polici dhe ka denoncuar atë që i ka ndodhur teksa ishte ulur për të pirë një kafe. Mësohet se taksisti Andi Vyshka, i cili mësohet se është i afërmi i një gjyqtareje në Elbasan, ka ndaluar rastësisht në lokalin që ndodhet në vendin e quajtur “Katund i Ri”, në dalje të qytetit dhe është ulur i vetëm për të konsumuar një kafe. Në një moment, ai ka nxjerrë kuletën nga xhepi nga ku edhe autorët, të cilët janë përgjegjës­i i lokalit dhe shoku i tij, kanë konstatuar se taksisti ka pasur një sasi valute në xhep. Pas kësaj, ata e kanë marrë thuajse zvarrë nga tavolina dhe e kanë futur në një dhomë që ndodhej brenda ambienteve të lokalit. Pas kësaj, duke ushtruar dhunë, 2 grabitësit i kanë marrë kuletën ku kishte 2 mijë euro dhe kanë nisur ta dhunojnë fizikisht por edhe psikologji­kisht. Më pas e kanë kërcënuar që të mos tregojë në Polici që e kanë grabitur. “Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe ‘ Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësor’, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E. Gj., 20 vjeç ( kamerierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan”, tha zyrtarisht Policia.

PENGMARRJA Burime nga Policia e Elbasanit thane dje se taksisti është mbajtur më shumë se dy orë peng nga autorët dhe më pas është lënë i lirë të shkojë bashkë me mjetin e tij. Por, pasi ka dalë nga lokali, ende në gjendje shoku, taksisti është paraqitur pranë Komisariat­it të Policisë Elbasan dhe e ka rrëfyer me detaje ngjarjen që i kishte ndodhur rreth mbrëmjes së të enjtes përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore. Pas kësaj ngjarjeje, Policia ka shkuar menjëherë në lokalin ku edhe ka ndodhur pengmarrja e grabitja dhe ka arrestuar në flagrancë përgjegjës­in e lokalit, shtetasin Thanas Bejko, 33 vjeç, si dhe mikun e tij, Ertis Skilja, 42 vjeç, të dy me banim në Elbasan. Por, Policia shton se janë ndaluar edhe dy kamerierët, të cilët kanë fshehur krimin dhe nuk kanë treguar për ngjarjen, duke u shprehur në Polici se ata nuk kanë parë se çfarë ka ndodhur, pasi kanë qenë duke punuar. Në dëshminë që ka dhënë para oficerëve të Policisë, taksisti Andi Vyshka ka thënë se paratë që i grabitën, i kishte për të paguar shkollën e vajzës. “Ishte një ngjarje e rëndë. Jam grabitur me dhunë nga personat te lokali. Më kanë mbajtur deri në 2 të natës peng, derisa gjeta mundësi të lajmëroja Policinë. 2000 euro më kanë marrë, i kisha se do paguaja shkollën e vajzës”, ka deklaruar taksisti.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja në Elbasan
Vendi ku ndodhi grabitja në Elbasan
 ??  ?? Një nga të arrestuari­t, Thanas Bejko
Një nga të arrestuari­t, Thanas Bejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania