Panorama (Albania)

Ruçi: Asnjë pengesë për bashkëpuni­min shqiptaro- grek

“Popujt tanë merren vesh me njeri- tjetrin më mirë sesa qeveritë”

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi miqësinë dhe bashkëpuni­min mes grekëve dhe shqiptarëv­e. Kryeparlam­entari priti dje në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadore­n e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri. Ruçi e falënderoi ambasadore­n Sourani për shërbimin e saj në të mirë të forcimit të marrëdhëni­eve e të bashkëpuni­mit midis dy vendeve, ndërsa vlerësoi edhe fqinjësinë e mirë mes dy vendeve dhe rolin e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi dhe minoriteti­t grek në Shqipëri. “Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëni­et dhe bashkëpuni­mi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpuni­mit shqiptaro- grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarë­t grekë në Shqipëri shërbejnë si ura të fqinjësisë e miqësisë midis dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpuno­jnë me njeri- tjetrin më mirë sesa qeveritë”, u shpreh Kryetari i Kuvendit në takimin me ambasadore­n e Greqisë, Eleni Sourani. Nga ana e saj, ambasadorj­a e Greqisë e falënderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetje­n e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributi­n personal në përmirësim­in e marrëdhëni­eve midis të dy vendeve. Sipas saj, 65 mijë familjet e përziera shqiptaro- greke vetëm e fuqizojnë miqësinë mes dy popujve. “Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësim­in e marrëdhëni­eve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro- greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve”, nënvizoi ambasadorj­a Sourani.

 ??  ?? Ruçi me ambasadore­n e Greqisë, Eleni Sourani
Ruçi me ambasadore­n e Greqisë, Eleni Sourani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania