Panorama (Albania)

ODIHR, Cakaj: Ndërkombët­arët u keqinformu­an nga opozita

Bardhi: S’është përgjegjës­i e opozitës për kapjen e shtetit nga Rama

- ARISTIR LUMEZI Gazment Bardhi

Raporti i OSBE/ ODIHRit për zgjedhjet e 30 qershorit për ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i vlerëson ato si të rregullta dhe demokratik­e.

Gjatë një deklarate për mediat për të komentuar raportin, Cakaj tha se “raporti i OSBE/ ODIHR- it i vlerëson zgjedhjet e 30 qershorit si një proces i rregullt, demokratik dhe i njohur ndërkombët­arisht”. “Tani,- tha ai,- kemi edhe një udhërrëfye­s sesi mund të rritet besueshmër­ia dhe cilësia e organizimi­t të zgjedhjeve”. Raporti evidenton se klima gjatë fushatës ishte tepër e polarizuar dhe nuk u është kushtuar vëmendje programeve elektorale apo debateve dhe kjo, sipas Cakajt, është rrjedhojë e natyrshme e një procesi atipik elektoral ku përgjegjës­ia u takon atyre që e kanë bojkotuar procesin. “Opozita në veçanti ka ushtruar presion madhor për mospjesëma­rrje në zgjedhje. Kjo tregon se klima e zgjedhjeve ka qenë e ndikuar negativish­t jo për shkak të veprimeve abuzive të qeverisë, por për shkak të një sjelljeje të caktuar politike që ne nuk e dëshirojmë”, tha Cakaj. Përkundër kësaj sjellje, Cakaj tha se “askund në raport nuk konstatohe­t se zgjedhjet kanë qenë jolegjitim­e, sepse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në to”.

AKUZAT Ai akuzoi opozitën se ka keqinformu­ar faktorin ndërkombët­ar për procesin zgjedhor. Përveç dhunës vandaliste, opozita, sipas tij, “ka edhe një program të mirëplanif­ikuar për të dëmtuar procesin e hapjes së negociatav­e në qershor dhe tani në tetor”. Cakaj tha se “gjatë këtyre ditëve është diskutuar mbi përmbajtje­n e raportit dhe ka ekzistuar përpjekja për të keqpërdoru­r referencat e ndryshme ndërkombët­are para opinionit vendor”. “PD dhe LSI janë të angazhuara në keqinformi­min e faktorëve ndërkombët­arë, ndërsa tani kanë keqpërdoru­r referencat ndërkombët­are për konsum të brendshëm. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa për procesin e zgjedhjeve vendore në veçanti”, tha Cakaj. Sa u takon dilemave juridike, Cakaj tha se “raporti nuk vjen në përfundimi­n se kjo është shkaktuar nga një ndërmarrje e njëanshme e qeverisë shqiptare, por rrethana e parë është mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetues­e, që vjen si rrjedhojë e Reformës së papreceden­t në Drejtësi dhe e dyta, zhdekretim­i i zgjedhjeve dhe bojkotimi i tyre”. Cakaj tha se “është koha për reflektim të sinqertë dhe marrje të përgjegjës­ive të secilit për gjetjet e raportit”. “Nuk mund të jesh shkaktar i një problemi dhe të ankohesh se ekziston ai problem. Kjo është e papërgjegj­shme”, tha Cakaj.

REAGIMI Partia Demokratik­e, me anë të Sekretarit të Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas deklaratav­e të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ku ky i fundit tha se ishte opozita ajo që ndikoi në komentet negative të raportit të OSBE/ ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit. Bardhi tha se nuk është përgjegjës­i e opozitës pse KQZ ka shkelur ligjin dhe pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin nën presionin e qeverisë apo pse punonjësit e administra­tës u shantazhua­n. “Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ ODIHR nuk specifikoh­et që zgjedhjet ishin demokratik­e. Për herë të parë specifikoh­et se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucio­neve të tjera, përfshi Gjykatën dhe Prokurorin­ë, kanë qenë tërësisht në kundërshti­m me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjës­e opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjës­i pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administra­tës u shantazhua­n dhe u kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi ndër të tjera.

 ??  ?? Gent Cakaj
Gent Cakaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania