Panorama (Albania)

Negociatat, vendimi i BE- së kalon nga 30 qershori

Akuzat ndaj qeveritarë­ve për blerjen e votës në Dibër

-

Ligjshmëri­a e zgjedhjeve të 30 qershorit duket se do ndikojë në vlerësimin e vendeve anëtare të BE- së për t’i thënë Po ose Jo hapjes së negociatav­e me Shqipërinë. Gjermania, një nga vendet me peshë në vendimmarr­jen e BE- së për hapjen e negociatav­e, i ka përfshirë zgjedhjet e 30 qershorit, gjithashtu edhe akuzat për përfshirje të qeveritarë­ve në blerjen apo ndikimin në votë në zgjedhjet e Dibrës, por dhe në Durrës në 2017. Raporti përfundimt­ar i ODIHR- it, i cili kaloi në skaner zgjedhjet e 30 qershorit, evidentont­e disa momente debutuese, përgjigjen e të cilave mund ta japë vetëm Gjykata Kushtetues­e. “Më 27 qershor, Presidenti Meta shpalli një dekret tjetër, duke caktuar 13 tetor 2019 si datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë kësaj kohe, KQZ vazhdoi përgatitje­t për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i 27 qershorit mbeti i pabotuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse botimi i akteve të nxjerra nga Presidenti kërkohet nga ligji”, nënvizohet në raport, duke lënë shteg interpreti­mi për ligjshmëri­në ose jo të tyre. Ndërsa në një tjetër konstatim të raportit, thuhej se “në zgjedhjet e 30 qershorit shqiptarët nuk patën mundësi të zgjidhnin, për shkak se në shumicën e rasteve kishte vetëm një kandidat, ndërsa edhe në ato raste kur kushte më shumë se një, votuesi nuk pati mundësi të informohet për programe alternativ­e qeverisëse për pushtetin vendor në bashkinë e vet”. Këto konstatime të raportit të vëzhguesve ndërkombët­arë të zgjedhjeve në Shqipëri duket se do të kalojnë në filtrin e parlamente­ve para se ato të marrin një vendim për Shqipërinë. Por edhe dosjet “184” dhe “339” të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe të publikuara në tabloidin gjerman “Bild”, kanë zënë vend në perceptimi­n e europianëv­e për zhvillimet politike në Shqipëri. Në të dyja dosjet, përgjimet e të cilave janë publikuar dhe në media, janë interceptu­ar ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste që influencoj­në për të siguruar vota në Durrës dhe Dibër përmes personave me precedentë penalë, por dhe përmes presionit në administra­të për të dhënë votën për kandidatët e PS. Përgjimet e publikuara nga “Bild” tregonin komunikimi­n e ish- kryebashki­akut të Durrës, Vangjush Dako, me anëtarë të bandës së Avdylajve në Shijak, të cilët garantonin vota të sigurta për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamenta­re të 2017. Ndërsa në dosjen “184” për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Peshkopisë, në përgjime dalin që nga Kryeminist­ri Rama e me radhë ish- ministrat Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri apo dhe deputetët Pjerin Ndreu, Ulsi Manja etj., të cilët kërkonin angazhim të administra­tës publike në mbledhjen e votave për kandidatin e Partisë socialiste. Opozita i ka denoncuar këto dosje në faktorin ndërkombët­ar sa herë i është dhënë mundësia, duke ngritur dhe kauzën e saj se pa largimin e Edi Ramës, nuk hapen negociatat dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania