Panorama (Albania)

Vrasja e Indrit Çelajt, Apeli lë në burg të arrestuari­t

Kusi, Ferdinand Bakalli e Ali Sula penguan zbardhjen e së vërtetës

- Griseldo Kusi Albano Kusi

Gjykata e Apelit Tiranë la në burg babanë e vëllezërve Kusi dhe dy personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e Indrit Çelajt, dy javë më parë në kryeqytet.

Siç rezultoi nga hetimet, vrasja ka ardhur pas një sherri banal për vendosjen e një kondicione­ri në vilën e Kusëve, ndërsa krimi është munduar të fshihej. Prokuroria ka vënë nën akuzë si autor Griseldo Kusin dhe bashkëpunë­torin e tij, Albano Kusin. Ndërkohë, për pengimin e zbardhjes së të vërtetës dhe moskallëzi­m krimi u arrestua Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Ali Sula dhe Luan Çaka. Ky i fundit, nga hetimet rezultoi se nuk kishte rol aktiv në mbulimin e krimit, ndërsa për 3 personat e tjerë, Prokuroria thotë se me veprimet dhe mosveprime­t e tyre, kanë penguar zbardhjen e së vërtetës dhe për këtë duhet të përgjigjen penalisht. Prokuroria thotë se vëllezërit Kusi i kanë kërkuar shtetasit Lorenc Veliaj që të merrte përsipër autorësinë. Ndërsa të arrestuari­t kanë dhënë para hetuesve fillimisht tjetër version të rrethanave të ngjarjes, megjithëse, një përgjim ambiental, i kryer me vendim të Gjykatës së Tiranës, ka nxjerrë zbuluar të vërtetën. Burime thonë se gjatë përgjimit ka pasur komunikime të tyre që ndihmuan Akuzën të ndërtonte ngjarjen dhe të ngrinte akuzat “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” dhe “Moskallëzi­m krimi”.

NGJARJA Në momentin e vrasjes, në banesë kanë qenë 3 punonjës, të cilët janë larguar menjëherë sapo është kryer vrasja. Ndërkohë, në një lokal aty pranë, dy vëllezërit Kusi dhe babai i tyre, Bujar Kusi, janë takuar, ku nga kamerat janë kapur lëvizjet e tyre. Siç edhe është përshkruar në dosje, Griseldo Kusi është parë në këto pamje të lante duart; në njërën prej tyre kishte një njollë si ajo e gjakut. Ndërkohë, për të shpëtuar nga përgjegjës­ia për vrasjen, Griseldo Kusi ka shkuar në një piceri në pronësi të Ali Sulës, ku fshihej Lorenc Veliaj, të cilit i ka kërkuar të marrë përsipër fajësinë. “Kam goditur dikë më qytë arme dhe dua që të marrësh përsipër ngjarjen”, mësohet t’i ketë thënë Kusi, 27vjeçarit që ishte në kërkim për të tjera akuza. Por Veliaj, duke parë informacio­net në media, ku thuhej se Çelaj ishte vrarë me plumb në kokë, i frikësuar nga akuza e vrasjes, ka vendosur të vetëdorëzo­hej dhe të shpjegojë situatën. “Po ndihesha i mashtruar dhe po më kërkonte të merrja përsipër një krim që unë nuk isha i gatshëm ta bëja. Dola nga piceria dhe ika që të vetëdorëzo­hesha në Komisariat­in nr. 4, që më kishte shpallur në kërkim më herët”, ka dëshmuar Veliaj.

 ??  ??
 ??  ?? Skënder Ismaili, shef i Sektorit për Sigurinë Rrugore
Skënder Ismaili, shef i Sektorit për Sigurinë Rrugore
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania