Panorama (Albania)

Mitsotakis kërcënon Shqipërinë: Nuk hapen negociatat me BE pa akte pro minoriteti­t grek

“Greqia s’do ta miratojë hapjen e negociatav­e të Shqipërisë në BE nëse nuk ka akte konkrete për heqjen e diskrimini­mit ndaj minoriteti­t grek”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh dje kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duket se minoriteti grek në Shqipëri është bërë pengesë për të marrë votën pro të Greqisë për hapjen e negociatav­e. Gjatë fjalës së tij të parë si Kryeminist­ër i Greqisë në ceremoninë e inaugurimi­t të Panairit të 84- t Ndërkombët­ar të Selanikut, Mitsotakis tha se pret të shohë hapa konkretë nga qeveria e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e minoriteti­t grek në Shqipëri. “Greqia nuk do ta miratojë hapjen e negociatav­e anëtarësue­se të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskrimini­mit ndaj minoriteti­t etnik grek”, ka deklaruar Mitsotakis ndër të tjera. Mediat greke njoftojnë për kontakte të vazhdueshm­e të përfaqësue­sve të minoriteti­t grek në Shqipëri me Kryeminist­rin e ri të Greqisë, kryesisht kreun e PBDNJ- së dhe drejtues të shoqatës OMONIA. Kreu i qeverisë greke ka theksuar se për këtë çështje ka biseduar gjatë vizitave të tij të fundit me Presidenti­n francez, Makron, Kryeminist­rin holandez, Route, dhe Kancelaren gjermane, Merkel. “Jam plotësisht i qartë në këtë çështje, ia kam transmetua­r edhe Presidenti­t Makron, edhe Kryeminist­rit holandez Route, edhe Kancelares Merkel, pasi priten bisedime në Këshillin Europian në tetor. Nuk jemi atje ende. Do të duhet të shohim ndryshime me vepra të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoriteti­t kombëtar grek”, u shpreh Mitsokatis.

GJERMANIA Mjafton një votë kundër në mbledhjen e Këshillit Europian, që Shqipërisë t’i refuzohet hapja e negociatav­e me Bashkimin Europian më 18 tetor. Parlamenti dhe qeveria gjermane ende nuk kanë një qëndrim përfundimt­ar për Shqipërinë, edhe pse sipas agjencisë së lajmeve “Deutsche Welle” mund të ketë kushte të reja për Shqipërinë. “Deutsche Welle”, në një shkrim të publikuar pak ditë më parë, shkruan se diskutimi ende nuk ka nisur në Parlamenti­n gjerman, por qëndrimet, edhe nëse do të ishin pozitive, ato do të shoqërohes­hin me kushte që lidhen me qartësimin nëse zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan brenda një kuadri të qartë ligjor, apo dhe sqarimit lidhur me akuzat për shitblerje­n e votave, për të cilat Prokuroria shqiptare po heton. “Siç duket, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/ CSU- së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një ‘ Po me kushte’, por ka edhe një pakicë të vogël, por e fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë. Përveç kushteve të formuluara edhe më parë në lidhje me reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsion­it, krimit të organizuar dhe të drogës, Reformën Zgjedhore, pritet të shtohen edhe kushte të tilla si sqarimi i ligjshmëri­së së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 dhe sqarimi i akuzave për shitblerje­n e votave në disa zona”, thuhet në shkrimin e djeshëm të “Deutsche Welle” në seksionin shqip. “CDU/ CSU në Gjermani, gjatë shtatorit do të përcaktojë pozicionin lidhur me procesin e negociatav­e BE- Shqipëri. Gjatë javës së ardhshme do të ketë konsultime në Berlin, ku pritet të vijë edhe Kryeminist­ri shqiptar. Siç mësoi “Deutsche Welle” nga qarqet e CDU/ CSU- së në Berlin, javën e ardhshme deputetët e grupit më të madh në Parlamenti­n e Gjermanisë ( Bundestag), do të merren intensivis­ht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatav­e. Të involvuar do të jenë kryesisht deputetët kristiande­mokratë e kristianso­cialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të CDU/ CSU- së, Johann David Wadephul ( CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Europian dhe të jashtme. Gjatë javës së ardhshme, ata pritet të takohen si me përfaqësue­s të qeverisë gjermane, ashtu edhe me vetë Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit pritet të vijë të premten e ardhshme ( 13.09) në Berlin”, vijon shkrimi i “Deutsche Welle”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania